Me ligjin e ri të pagave janë përcaktuar edhe rritjet përkatëse për performouesit e kulturës dhe artit.

Në këtë kategori ppërfshihen aktorët dhe balerinët e teatrove shtetërore, instrumentistët e filharmonisë si dhe valltarët e ansambleve.


Instrumentistët kanë pësuar një rritje prej 32 për qind, ku nga 675 euro sa është rroga e tyre bazë, me ligjin e ri do të jetë 840 euro (në total 217 euro rritje).

Valltarët e ansamblit "Shota" kanë shënuar rritjen më të madhe në rrogë me përqindje, përkatësisht 61 për qind ose 319 euro më shumë nga sa paguheshin deri më tani.

k e1675436268276

Rroga e valltarëve dhe solistëve të ansamblit deri më tani ka qenë 519 euro, gjersa me rritjen e re ata do të kenë pagë bruto në vlerë 840 euro.

Me rritjen më të vogël në pagë (sipas përqindjes) kanë ngelur aktorët e teatrove shtetërore, të cilët me ligjin e ri do të kenë një rritje prej 17 për qind.

Seriali sha je be tu folen foto Ridvan Slivova 5

Ata janë paguar me pagë bazë 720 euro deri më tani, teksa me rritjen e re do të kenë një rrogë bruto në vlerën e 840 eurove.

I pakënaqur me këtë vendim, aktori i njohur gjilanas, Ernest Zymber, bëri një reagim publik në rrjetin social Facebook, duke kritikuar vendimin e ri të qeveritarëve për vlerësimin me koeficientin 8 për aktorët.

"Nuk po më duhet me ardh kryeministri në teatër, as ministri...po na duhet përkrahje, trajtim dinjitoz edhe respekt. Paga e aktorit me ngritjen më të vogël. Paga e aktorit nuk duhet me qenë e këtij niveli! Mistria e kultur’së", ka shkruar Zymberi në reagimin e tij. /Telegrafi/