LAJMI I FUNDIT:

Ligji që zhvillon Trepçën

Ligji që zhvillon Trepçën

Me Ligjin mbi “Trepçën”, të cilin Kuvendi i Kosovës e miratoi më 8 tetor të këtij viti, mendohet se u hap një epokë e re për rimëkëmbjen e gjigantit të dikurshëm ekonomik të Kosovës.

Pas një periudhe relativisht të qetë të pasluftës, kur pati mjaft donacione dhe ndërtime që punësuan një numër të madh qytetarësh, gjatë viteve të fundit Kosova u ballafaqua me probleme të shtuara sociale si pasojë e zhvillimit të pamjaftueshëm ekonomik dhe ndaljes së ndihmave të huaja.

Ndër sfidat e ndryshme për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe atij shoqëror ishte edhe ndërmarrja “Trepça”, e cila mbahej peng nga politika, por edhe nga mungesa e kapitalit për riaktivizimin e aseteve të saj, shkruan Zëri.

Mirëpo, me Ligjin mbi “Trepçën”, të cilin Kuvendi i Kosovës e miratoi më 8 tetor të këtij viti, mendohet se u hap një epokë e re për rimëkëmbjen e gjigantit të dikurshëm ekonomik të Kosovës.

“Trepça” ishte e famshme që në kohën romake, kurse që nga viti 1930 filloi eksploatimi dhe prodhimi industrial në Stan Tërg. Në kulmin e saj, në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar “Trepça” ishte një konglomerat me 40 organizata të profileve të ndryshme të vendosura kryesisht në territorin e Kosovës. /Zëri/Telegrafi/