Policia, shoqëria civile por edhe qytetarët, po kërkojnë që të hyj në fuqi ligji për policinë. Por, Qeveria Kurti ende nuk e ka të qartë se cilit dikaster të saj, do t’i bie në përgjegjësi që të merret me këtë projektligj.
“Ne do të kemi kujdes ë të punojmë shumë edhe në Ligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve”, kishte deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Përkundër kësaj deklarate të ministrit të Brendshëm, Agim Veliut, Qeveria Kurti ende nuk e ka të qartë se cili dikaster do të merret me draftligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve.
“Ky Projektligj është përgatitur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ministri kjo që tani më nuk ekziston dhe pritet që të definohet se cili institucion do të merret me këtë çështje në të ardhmen, pra me Ligjin për pensionim të parakohshëm të policëve . Deri më tani ky Ligj nuk ka ardhur në Ministrinë e Financave dhe Transfereve”.
Në anën tjetër Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë Ligji për Policinë është e nevojshme që sa më shpejtë të ndryshohet e të parashihet edhe pensionimi i parakohshëm.
“Është e vërtet që është nevojë e menjëhershme që Ligji për Policinë e Kosovës të plotësohet, të ndryshohet dhe sa më shpejt që të jetë e mundur i njëjti të paraqitet në Kuvend gjithmonë duke respektuar proceduar”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.
Nga sindikata e policisë së Kosovës vlerësojnë pensionimi i parakohshëm do të ndihmonte që policia e Kosovës të rekrutonte njerëz të rinj.
“Në këtë ligj do të përfshihej një pensionim të parakohshëm për pjesëtarët e policisë që e kanë gjendjen shëndetësore apo emocionale të vështirë, dhe në këtë mënyrë do të rinohej edhe Policia e Kosovës”, deklaroi Valbona Kamberi, përcjell Telegrafi.
Pensionimin e parakohshëm të policëve e përkrahin edhe qytetarë.
“Jam e mendimit që duhet të aprovohet ky ligj, pasi punët që kërkojnë përgjegjësi të mëdha duhet të ju mundësojnë punëtorëve pensionim të parakohshëm”, deklaroi qytetarja Afrime Shala.
“Pas tragjedisë në Gjilan, sipas mendimit tim, çdo polic që pak shihet se nuk është mirë më shëndet duhet të shkojë në pension”, deklaroi Maliq Krasniqi.
Rreth 1000 pjesëtarë të PK-së kanë arritur moshën 55 vjeçare. Me këtë moshë ata do të dilnin në pension po të miratohej ligji për pensionim të parakohshëm./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës