Drejtori i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari, ka folur për Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovë, mungesën e akteve nënligjore si dhe për vështirësitë që kanë zyrtarët përgjegjës në trajtimin e rasteve të sinjalizuesve.
Ai ka thënë se janë duke punuar në atë drejtim që të finalizojnë draft rregulloren e këtij ligji.
“Është e vërtetë që Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në një prej dispozitave të veta ka të përcaktuar që në një afat ligjor prej 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit të nxirret rregullorja, mirëpo kjo është karakterizu me disa prej ngjarjeve që kanë impakt në punën dhe aktivitetet tona të përditshme. Natyrisht, edhe rrethanat politike dhe veçmas ato që lidhen me pandeminë e kanë pamundësuar në masë të konsiderueshme nxjerrjen e aktit nënligjor. Vlen të theksohet se ligji në masë të madhe e përcakton edhe procedurën sa i përket rasteve të trajtimit që nga paraqitja e rasteve edhe pastaj trajtimi brenda institucioneve duke përfshirë edhe fazën pasuese atë të trajtimit nga Agjencia Kundër Korrupsionit”, ka thënë ai në një intervistë për Telegrafin.
Bajraktari ka pohuar se edhe në mungesë të akteve nënligjore, ligji aktual ka bazë të mjaftueshme për trajtimin e rasteve.
“Edhe në mungesë të akteve nënligjore që i detajizon procedurat e trajtimit edhe ligji aktual për mbrojtjen e sinjalizuesve po edhe ligji për procedurën e përgjithshme administrative si mekanizëm që e zëvendëson Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve ka bazë të mjaftueshme. Por ne nuk kemi qëndruar duarkryq në këtë proces, ne kemi filluar me hartimin e rregullores, mirëpo për shkak të rrethanave që i ceka më herët është karakterizu me vonesë, ne së fundmi në shkurt të këtij viti kemi ri-themeluar grupin punues dhe në mars kemi mbajtur një takim me përfaqësues të institucioneve duke përfshirë Agjencionin Kundër Korrupsionit, pastaj përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe kemi diskutuar versionin fillestar të projekt rregullores dhe kemi marrë një numër jashtëzakonisht të madh të komenteve, veçmas nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile”, shtoi ai.
Bajraktari tha se “aktualisht janë në trajtim të komenteve të marra nga shoqëria civile, teksa shtoi se takimi radhës i grupit punues do të mbahet ditën e ënjte.
“Në takimin e radhës do të diskutojmë për këto komente. Do të diskutojmë për kriteret që do të kenë zyrtarët përgjegjës, po ashtu nëse do duhet të jenë emrat publik të këtyre zyrtarëve.
Këto do të jenë objekt diskutimi në takimin e radhës, dhe besoj që në varësi të epilogut të këtij takimi do të shohim mundësinë se si do të ecet në finalizimin e kësaj rregullore”, shtoi ai.
Bajraktari gjithashtu ka folur edhe për vështirësitë që kanë hasur në zbatimin e këtij ligji.
“Ajo çfarë e bën më pak të zbatueshëm këtë ligji është çështja e mungesës së informatave të nevojshme dhe në këtë drejtim ne e patëm planifikuar në mars që të fillojmë një sesion trajnues ne që kemi marrë pjesë në hartimin e ligjit”.
Në fund të intervistës, Bajraktari theksoi se prioritet i Ministrisë së Drejtësisë mbetet finalizimi i rregullores dhe po ashtu njoftimi i zyrtarëve për mundësinë e të drejtave për mbrojtjen e sinjalizuesve./ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një shofer autobusi në Tabanoc tentoi të kontrabandonte monedha me vlerë arkeologjike
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër një të pandehuri për krime lufte ndaj popullsisë civile në komunën e Malishevës
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë
Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO vendos për Metën dhe Kryemadhin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian