Ligji për KPK-në, Szunyog: Mirëpres gatishmërinë Konjufcës për konsultim me Komisionin e Venecias

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka potencuar sot se e mirëpret gatishmërinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për t’u konsultuar me Komisionin e Venecias për ndryshimet e rishikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
“Pajtueshmëria me standardet evropiane është prerogativë kryesore në zbatimin e reformave.”, ka shkruar ai në Twitter.
Szunyog ka potencuar se rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të zbatohen plotësisht.
"Rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të zbatohen plotësisht në finalizimin e kësaj nisme të rëndësishme ligjore", ka shkruar ai. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/07/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































