Sezoni i ri i Ligës Premier ka nisur fuqishëm, dhe sot u shënua një nga golat më spektakolarë që pritet të mbahet mend gjatë.

Protagonist ishte Richarlison, i cili në minutën e 59-të shënoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë Tottenhamit epërsinë 2-0 ndaj Burnleyt.


Braziliani realizoi me një ekzekutim që qëndron mes një voleji dhe një gërshërë artistike, duke e bërë të vështirë përkufizimin e saktë.

Aksioni nisi pas një driblimi fantastik të Mohammed Kudus, i cili shmangu portierin dhe e futi topin në zonë. Atje, Richarlison kapi topin në ajër me një gjuajtje të pabesueshme dhe vulosi një nga golat më të bukur të javës.

Më herët, sulmuesi brazilian kishte shënuar edhe golin e parë për “Gjelat”, gjithashtu pas një asistimi të Kudus.

Vetëm pak minuta më vonë, në të 66-ën, Brennan Johnson shtoi golin e tretë, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe praktikisht duke siguruar fitoren e Tottenhamit. /Telegrafi/

telegrafi sport app