“Liga Premier duhet të kenë respekt për kampionatet tjera, Atalanta do tu shkaktonte probleme të gjithëve” – Tuanzebe flet për diferencat

Mbrojtësi i Ipswich Town, Axel Tuanzebe, pretendon se çdo ekip i Ligës Premier që do të shkonte në Bergamo do të duhej të luftonte fortë kundër Atalantës, duke nënvizuar se në Itali ka cilësi.
Ish-lojtari i akademisë së Manchester United ishte i ftuar në The Overlap, ku foli shkurtimisht për periudhën e tij gjashtëmujore në Itali me Napolin.
Tuanzebe e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2021/22 në huazim te Napoli, por luajti vetëm dy ndeshje gjatë kohës së tij në Serie A.
Tuanzebe mendon se ka ende një mentalitet të mbyllur që rrethon Ligën Premier dhe një naivitet nga individë të caktuar për cilësinë dhe stilin e lojës jashtë vendit. Ai pretendon se një skuadër si Atalanta – si shembull – do tu shkaktonte dhimbje koke në pjesën më të madhe të futbollit anglez.
“Lojtarët më pyesin si ‘oh si ishte të luash në Itali’ dhe mendoj se (duhet) të tregosh më shumë respekt për ligat e huaja”.
“Ne jemi disi të bllokuar në një flluskë duke menduar se Liga Premier është liga më e mirë. Po, ka konkurrencë, ka më shumë para, infrastrukturën më të mirë etj”.
“Lojërat nuk janë thjesht shëtitje në park dhe ju duhet të mbylleni dhe të përqendroheni për të performuar mirë”.
“Shikoni Atalantën për shembull, ju nuk dëshironi të shkoni në Bergamo dhe të luani me ta. Është një ditë e gjatë. Kjo është ajo që po them, është anashkaluar. Ju premtoj, çdo ekip që luan në Ligën Premier, nëse do të shkonte në Bergamo, do të kishte vështirësi”, deklaroi ai.
“I promise you, every team in the Premier League would struggle if they went to Atalanta!” 👀
Axel Tuanzebe on the huge differences between Italian and English football 🇮🇹 pic.twitter.com/0XRuoPrUn3
— The Overlap (@WeAreTheOverlap) February 26, 2025
Atalanta e ka dëshmuar vlerën e saj në përballjet e fundit me kundërshtarët nga Liga Premier.
Ata mbajtën Arsenalin në një barazim zhgënjyes 0-0 në Ligën e Kampionëve në fillim të sezonit 2024-25, dhe gjithashtu bënë një paraqitje fenomenale për të mposhtur Liverpoolin 3-0 në “Anfield” në Ligën e Evropës sezonin e kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler