UEFA u zotua të paguajë të paktën 2.46 miliardë euro para për klubet që luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, kur do të zgjerohet në 36 ekipe.

Fondi total i çmimeve ka qenë rreth 2 miliardë euro në çdo sezon që nga viti 2021.


Ky fond do të ndahet mes klubeve, ku do të jenë katër shtesë në formatin e rinovuar që gjithashtu u garanton ekipeve tetë ndeshje në vend të gjashtë sa ishin aktualisht.

Aktualisht, fituesi i Ligës së Kampionëve mund të presë të fitojë rreth 130 milionë euro nga UEFA.

champions league 1

UEFA tha se do të ndajë të paktën 4.4 miliardë euro (4.74 miliardë dollarë) të ardhura të parashikuara për të gjitha garat e saj të klubeve për meshkuj sezonin e ardhshëm.

440 milionë euro apo 10 për qind e totalit – do të ndahen mes klubeve të eliminuara në raundet kualifikuese të garave evropiane ose atyre në ligat e niveleve më të larta që as nuk u kualifikuan për ndeshjet e UEFA-s.

Të ardhurat e parashikuara janë më pak se vlerësimet e mëparshme të UEFA-s për të paktën 4.6 miliardë euro të ardhura.

Të ardhurat e tepërta duhet të ndahen mes klubeve që luajnë në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

man city

Secila do të ketë 36 skuadra që luajnë në një tabelë të vetme të renditjes në vend të grupeve tradicionale me katër ekipe.

Fondi i çmimeve të Ligës së Evropës është të paktën 565 milionë euro, ndërsa Liga e Konferencës do të ketë 285 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app