Liga e Kampionëve kthehet këtë javë, kjo është forma e 16 klubeve që kanë mbetur në garë
Gara më e fortë në botë për klube, Liga e Kampionëve, kthehet në këtë javë, pas një pauze prej më shumë se një muaj.
Goal.com ka nxjerr formën e klubeve në 10 ndeshjet e fundit dhe pikët që i kanë tubuar.
16.Roma | 12 pikë
Kundërshtari: Shakhtar Donetsk
Roma është klubi më formën më të keqe nga klubet që luajnë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Nuk duken në garë për titull në Serie A, ndërsa në 10 ndeshjet e fundit kanë tri fitore, tri barazime dhe katër humbje.
15.Chelsea | 13 pikë
Kundërshtari: Barcelona
Situata te Chelsea nuk është aspak e mirë, ndërsa Antonio Conte ka qenë i lidhur me një largim nga Chelsea.
Dështoi të jetë lider në grup, pasi Roma e mori vendin e parë, përballë do ta kenë njërën ndër skuadrat më në formë në Evropë, Barcelonën.
David Luiz dhe Alvaro Morata, pritet të jenë mungesat e mëdha. Tri fitore, katër barazime dhe tri humbje në 10 ndeshjet e fundit.\
14.Real Madrid | 18 pikë
Kundërshtari: Paris Saint-Germain
Dy tituj të Ligës së Kampionëve, mund të mos i kryejnë punë Zinedine Zidanes.
Eliminimi nga Kupa e Mbretit dhe forma jo aq e mirë në kampionat, e vë përballë PSG me forca të barabarta.
Pesë fitore, tri barazime dhe një dy humbje, ka marr Real Madridi në 10 ndeshjet e fundit.
=12.Shakhtar Donetsk | 19 pikë
Kundërshtari: Roma
Paulo Fonseca tregtoi së ka skuadër të fortë, kur arriti të dalë nga një grup me klube si Manchester City dhe Napoli.
Me Romën pritet të jetë një ndeshje e fortë, ndërsa në këtë ndeshjen vijnë pas 6 fitoreve, një barazimi dhe tri humbje.
=12.Basel | 19 pikë
Kundërshtari: Manchester City
Baseli kërkonin që të mbeteshin në garat evropiane edhe pas Krishtlindjeve dhe këtë ia kanë arritur. Ata ende janë pjesë e Ligës së Kampionëve.
Në kampionati nuk janë të parët, ndërsa përballë Cityt do të shkojnë pa lojtarët kryesorë si Renato Steffen dhe Manuel Akanjim që u shitën në Bundesliga.
Para kësaj ndeshje ata vijnë me 6 fitoreve, një barazimi dhe tri humbje.
=10.Manchester United | 20 pikë
Kundërshtari: Sevilla
Futbolli i tyre nuk të emocionon shumë, por Jose Mourinho me Manchester Unitedin, shihet një nga konkurrentët serioz për trofe.
Me lojtarë si Alexis Sanchez dhe Paul Pogba, fitoret ndaj Sevillas nuk duhet të vihen në diskutim.
Vijnë pas gjashtë fitoreve, dy barazimeve dhe dy humbjeve.
=10.Sevilla | 20 pikë
Kundërshtari: Manchester United
Ka mundur të marr kundërshtarë edhe më të vështirë se Manchester United, pasi kanë mundur të jenë njëra mes Bayern Munich, Real Madrid dhe Juventus.
Forma nuk është e keqe pasi vijnë, sikurse Manchester United, me 20 pikë të tubuara në 10 ndeshje.
=8.Liverpool | 22 pikë
Kundërshtari: Porto
Liverpooli mbetet një prej skuadrave me sulmin më të shpejtë në botë.
Por në ndeshjen e radhës vijnë pa lojtarin kryesor që e kishin Philippe Coutinhon. Shtatë fitore, dy barazime dhe një humbje për The Redes në 10 ndeshjet e fundit.
=8.Tottenham | 22 pikë
Kundërshtari: Juventus
Spurs vijnë në këtë ndeshje me një formë të mirë dhe një fazë të grupe të jashtëzakonshme, ku lanë jashtë Borussia Dortmundin, ndërsa në vendin e dytë Real Madridin.
Skuadra e Mauricio Pochettinos ka shumë talent, ndërsa sulmi pritet të udhëhiqet nga Harry Kane dhe Son Heung-Min.
Në 10 ndeshjet e fundit kanë gjashtë fitore dhe katër barazime, asnjë humbje.
=6.Barcelona | 23 pikë
Kundërshtari: Chelsea
Barcelona nuk është menduar në këtë formë në fillim të stinorit, ku ishte larguar, Neymar, ndërsa kishte ardhur Paulinho.
Trajneri erdhi Ernesto Valverde që zëvendësoi Luis Enriquen. Barca cdo repart e ka ën formë, duke filluar nga mbrojtja me Samuel Umtitin dhe sulmi me Luis Suarez. Lojtari kryesor mbetet Lionel Messi.
Shtatë fitore, dy barazime dhe një humbje në 10 ndeshjet e fundit.
=6.Besiktas | 23 pikë
Kundërshtari: Bayern Munich
Arritje historike për turqit që arrijnë për herë të parë në këtë pikë të garës.
Me lojtarë si Pepe, Adriano, Ricardo Quaresma dhe Anderson Talisca, do të kërkojnë që t’i bëjnë dëm Bayern Munichut.
Besiktas ka shtatë fitore, dy barazime dhe një humbje në 10 ndeshjet e fundit.
=4.Manchester City | 25 pikë
Kundërshtari: Basel
Kur ishte hedhur shorti në dhjetor, ishin skuadra që duhej të ndalej, pasi Pep Guardiola, nuk dinte për humbje.
Leroy Sane dhe Gabriel Jesus janë të lënduar, por nuk do të luajnë rol ndaj Baselit.
Tetë fitore, një barazim dhe një humbje për Manchester Cityn në 10 ndeshjet e fundit.
=4.Porto | 25 pikë
Kundërshtari: Liverpool
Portugezët gjithmonë kanë ditur të shkaktojnë probleme dhe kjo pritet t’i ndodh edhe Jurgen Kloppit dhe Liverpoolit të tij.
Moussa Marega dhe Vincent Aboubakar janë sulmuesit që përkrahen nga Yacine Brahimi.
Portugezët janë në formë edhe në kampionat me tetë fitore, një barazim dhe një humbje.
3.Paris Saint-Germain | 27 pikë
Kundërshtari: Real Madrid
Paris Saint-Germain kërkojnë të fitojnë respekt në Evropë dhe këtë mund ta bëjnë ndaj Real Madridit.
Vetëm një humbje në nëntë ndeshjet e fundit me një sulm me Neymar, Kylian Mbappe dhe Cavani meritojnë respekt.
=1.Bayern Munich – 30 pikë
Kundërshtari: Besiktas
Humbja nga Paris Saint-Germain me rezultat 3-0, e këndelli njërin prej klubeve më të mëdha në Evropë.
Nnë drejtim e Jupp Heynckes, klubi ka arritur formën maksimale, ndërsa ka arritur në 10 ndeshjet e fundit të shënojnë 10 fitore.
=1.Juventus | 30 pikë
Kundërshtari: Tottenham
Ekipi më në formë në Evropë që po lufton me Napolin për titull.
Juve vjen ndaj Tottenahmit me 10 fitore radhazi dhe një seri prej 22 gola të shënuar dhe vetëm një të pranuar.
Ndeshje e fortë pa dyshim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Sylvinho refuzon të parashikojë se në cilën pozitë do të përfundojë Shqipëria në grup
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën