LAJMI I FUNDIT:

Liderja e re e CDU-së: Me mua, Merkel është e sigurt

Liderja e re e CDU-së: Me mua, Merkel është e sigurt

Shefja e re e kristian-demokratëve gjermanë, Annegret Kramp Karrenbauer, ka garantuar se me të, kancelarja gjermane Angela Merkel është e sigurt edhe për tre vitet e mbetura të mandatit të saj.

“Ne kemi një qeveri federale që është zgjedhur për këtë periudhë legjislative. Angela Merkel ka thënë se do ta çojë deri në fund mandatin dhe kongresi i partisë tregoi shumë qartë se kjo është ajo çka të gjithë duan dhe kjo është ajo që unë dua. Dhe mendoj se si lidere e partisë, duhet të garantoj që kjo qeveri të ketë stabilitetin që i nevojitet për të përmbushur mandatin e saj”, deklaroi Kramp-Karrenbauer për DW.

Kramp-Karrenbauer mundi të marrë vetëm 51% të votave në balotazh, kundrejt rivalit të saj kryesor, biznesmenit dhe konservatorit Friedrich Merz. Kandidati i tretë, Jens Spahn, u eleminua në raundin e parë.


Shumëkush në partinë e saj do të donte që CDU-ja të bëhej më konservatore për të përballur sfidat populiste. Edhe pse shpesh e quajtur “Mini Merkel” nga shtypi gjerman, Kramp-Karrenbauer e distancon veten nga kancelarja gjermane me politikat e saj më konservatore. Detyra e saj e re tani është të rinovojë partinë me një kurs të qartë dhe me komunikim të hapur.

Në trend Botë

Më shumë
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Vetura godet turmën e këmbësorëve në Manheim të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

Vetura godet turmën e këmbësorëve në Manheim të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Zelensky: Do të takohesha me Trumpin nëse do të përfshinte  takimi zgjidhjen e problemeve reale

Zelensky: Do të takohesha me Trumpin nëse do të përfshinte  takimi zgjidhjen e problemeve reale

Evropa
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Korenë e Jugut pas testimit të raketave nga Koreja e Veriut

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Korenë e Jugut pas testimit të raketave nga Koreja e Veriut

Azia
Kalo në kategori