LAJMI I FUNDIT:

Liderët politikë shprehin ngushëllimet për vdekjen e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac

Liderët politikë shprehin ngushëllimet për vdekjen e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac

Ish-presidenti francez, Jacques Chirac, i cili kishte një nga karrierat më të gjata politike në Evropë, ka vdekur sot në moshën 86 vjeç.

Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur edhe liderët politikë në Kosovë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova do ta kujtojë gjithmonë ish-presidentin Chirac si një përkrahës të fuqishëm të vlerave të lirisë dhe jetës.


“Me keqardhje mësova lajmin për vdekjen e ish Presidentit francez, Jacques Chirac. Kosova do të kujtojë gjithmonë ish Presidentin Chirac si një përkrahës të fuqishëm të vlerave të lirisë dhe jetës, dhe në këtë frymë edhe vendimin për mbështetjen e fuqishme të Republikës së Francës për të ndalur gjenocidin dhe ekzodin e popullit të Kosovës në vitin 1999, për intervenimin e NATO-s kundër agresorit serb udhëhequr nga Millosheviqi. Në emër të popullit të Kosovës, i shpreh ngushëllime popullit të Francës dhe familjes së ish-Presidentit Chirac”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.

Jacques Chirac: Ish-presidenti francez ndërron jetë në moshën 86 vjeçare
Lexo po ashtu Jacques Chirac: Ish-presidenti francez ndërron jetë në moshën 86 vjeçare

Vdekjen e Jacques Chirac, lideri i LDK-së, Isa Mustafa e ka cilësuar si humbje të madhe jo vetëm për Francën por për të gjithë njerëzimin.

“Vdekja e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac, është humbje e madhe, jo vetëm për Francën, por për të gjithë njerëzimin. Presidenti Chirac ishte mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj. Ne i jemi mirënjohës Presidentit Chirac për përkrahjen e madhe që i ka dhënë Kosovës dhe besojmë se partneriteti mes Kosovës dhe Francës, i forcuar gjatë udhëheqjes së tij, do të vazhdojë të thellohet mes dy vendeve e popujve tanë. Në këto momente, ndajmë dhimbjen me familjen Chirak, shtetin e Francës dhe popullin mik francez”, tha Mustafa.

Chirac do të mbahet mend ndërkombëtarisht për kundërshtimin e fortë të Francës ndaj pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA në vitin 2003. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori