Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri Italian Mario Draghi, kanë arritur në kryeqytetin e Ukrainës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ky udhëtim ishte paralajmëruar më parë pas kritikave të shumta, që nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta zgjidhur konfliktin në Ukrainë, transmeton Telegrafi.


2 53

Ukraina ishte e zëshme sa i përket kritikave për liderët evropianë që hezitonin të dërgonin armë në Ukrainë, për ta ndihmuar këtë vend të mbrohet nga agresioni rus.

Shkuarjen e liderëve evropianë e ka konfirmuar edhe pallati Elysse, që bëri të ditur se Macron, Scholz dhe Draghi tashmë gjenden në Kiev.

3 43

Ata pritet të takohen sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe do të vizitojnë disa pjesë ku pretendohet se janë kryer masakra mbi civilët.

4 34

I pyetur nëse ka ndonjë mesazh për ukrainasit, Macron tha se “javët e ardhshme, në e dimë se do të jetë shumë të vështira. Dua t'i mbështesë dhe të jem në anën e tyre”. /Telegrafi/