Liburn Aliu, ishte vetëm 24 vjeç kur përjetoi ditët më të errëta të masakrës së Dubravës, nga 19-24 maji 1999.
Më 17 janar të vitit 1997, si 21-vjeçar, ai ishte arrestuar nga Policia serbe si pjesëtar dhe aktivist i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK).
Maltretimet dhe torturat, si ato psikike dhe fizike, nuk i janë ndalur asnjëherë teksa mbahej në burgjet e serbe.
Në fund të prillit të vitit 1998, nga Burgu i Dubravës ai dërgohet për në Burgun e Mitrovicës së Sremit.
“Meqenëse isha arrestuar në vitin 1997 dhe ishim dënuar në atë vit, kishim kaluar nëpër burgje të ndryshme siç ka qenë Dubrava, gjatë muajve të parë të vitit 1998. Pastaj nga maji i vitit 1998 kemi qenë në Mitrovicën e Sremit me shumë shokë dhe kemi qëndruar aty deri në prillin e 1999, pra fillimi i bombardimeve të NATO-s na ka zënë në Burgun e Mitrovicës së Sremit…Me fillimin e bombardimeve kemi qenë diku 50 veta ku bashkë me ne ka qenë edhe profesori Ukshin Hoti”.
Deri në fund të muajit prill të vitit 1999, ai ka qëndruar në Burgun e Mitrovicës së Sremit. Pastaj, e dërguan në Burgun e Nishit.
“Fillimisht jemi transferuar në Burgun e Nishit ku kemi qëndruar tri ditë, me ç ’rast ndaj nesh është ushtruar një torturë për tre ditë rresht, dhe nga atje jemi transferuar për në Burgun e Dubravës. Mendoj që ka qenë 30 prilli data që kemi arrit në burgun e Dubravës”.
“Në ditët e para të Burgut të Dubravës kemi pa vetëm që kanë sjell të burgosur të rinj…Pra ato ditë burgu mbushej me të burgosur politik nga të gjitha burgjet. Brenda disa ditësh pothuajse të gjitha burgjet kanë qenë të mbushura. Pavioni ‘C’ ka pasur të burgosur politik para se të shkojmë ne por, me ta nuk kemi pasur kontakte deri në momentin që ka ndodhur masakra. Pas disa ditësh që të ndodhte masakra e Dubravës, më 16 maj është marr Ukshin Hoti dhe nuk dimë asgjë për të”, tha Aliu në një rrëfim për Telegrafin.
Më 19 maj filluan dhe bombardimet e para të NATO-së në Burgun e Dubravës. Ishte ky fillimi i masakrave serbe ndaj të burgosurve të pambrojtur shqiptarë.
“19 maj ka qenë data kur ka ndodh sulmi i parë. Befas në këtë datë, pavijoni ‘C’ u bombardua nga NATO. I pamë gardianët të mbushur pluhur dhe duke ikur. Nga pavijoni tjetër erdhën të burgosurit tjerë dhe na kanë ndihmuar që ta hapnim derën. Pas pak kohësh kanë ardhë gardianët e burgut dhe na kanë paralajmëruar që mund të ketë sulme të tilla prapë. Nuk kanë qenë në ato momente agresiv. Nga aty i sollën tre trupa të burgosurve të vrarë të pavijonit ‘C’. Atë ditë dhe dy ditët në vijim kemi qëndruar në pavijonin ‘B’, për shkak se mund të bombardonin sërish”, vazhdon rrëfimin Aliu.
Më 21 maj të burgosurit u paralajmëruan nga gardianët që mund të ketë bombardime të tjera. Bombardimet vazhduan sërish, duke lënë të plagosur të burgosur të tjerë.
“Data 21 maj ka qenë dita kur jemi paralajmëruar që mund të ketë bombardim. Pas pak kohe filluan të binin bombat e NATO-s. Fillimisht goditeshin caqet jashtë këtij kompleksi, pra ishin objektet përcjellëse siç ishin drejtoria, ngrohtorja etj. Më pas filluan të goditeshin edhe objektet brenda kompleksit, ku u godit dhe kuzhina. Pas goditjes së objektit të kuzhinës, ku ishte mjaft afër objekteve që qëndronin të burgosurit u goditën edhe të burgosurit. Pranë meje katër persona u goditën nga ato predha, në mesin e tyre ishin dy djem nga nja fshat i Drenicës, të cilët ishin kushërinj. Njërin e kishte goditur predha në mes të trupit, dhe tjetrit ia kishte prerë këmbët. Ato predha shkaktonin plagë jashtëzakonisht të mëdha. Ka qenë situatë e rëndë…U përpiqnim t’ia ndalonim gjakun po ishte e vështirë…Sulmet vazhduan në objekte të ndryshme..”, vazhdoi rrëfimin Aliu, duke kujtuar momentet më të këqija të jetës së tij.
Duke e parë që nga momenti në moment të burgosurve iu rrezikohej jeta, disa vendosën që të shkonin tek terreni sportiv. Atë ditë 16 persona mbetën të vdekur e shumë të tjerë u plagosën.
“E pamë që vendi ishte i rrezikshëm për të qëndruar dhe vendosëm të shkonim tek terreni i sportit. Atë ditë është bombarduar Dubrava gjatë tërë ditës. Predhat kanë rënë në trupat e të burgosurve ku atë ditë u vranë 16 persona, dhe disa të plagosur. Jo të gjithë vdiqën menjëherë, por edhe gjatë natës ku po kalonim jashtë. Shumë prej tyre mbase do të shpëtonin sikur të kishim pasur ndonjë spital afër, sepse kishte persona që iu kishte këputur këmba mbi gjunjë dhe ishte e pamundur t’ia ndalonim gjakun. E kaluam atë natë jashtë, ku shumë prej tyre kanë hyrë nëpër puseta dhe kanë qëndruar aty për shkak të sigurisë. Të gjithë ishim të tronditur, ndërsa pranë nesh kishim shok që ishin vrarë”
22 maji i 1999 ishte dita më e zezë e të burgosurve. Të burgosurve nga gardianët iu kërkua që të rreshtoheshin në mënyrë që të “numëroheshin”, për t’i “transferuar” në një burg tjetër për shkak të sigurisë. Por, kjo gjë nuk ndodhi.
“Një gardian kërkoi nga të burgosurit që të krijonim rresht në mënyrë që të numëroheshim. Aty ishte një vrimë e madhe në mure… Një shok i joni kërkoi nga ne që ishim nga Mitrovica e Sremit të dalim me një anë, në mënyrën që nëse do të na transferonin të ishim të gjithë bashkë. Kisha fatin që dola për pak sekonda nga rreshti ku ndodhi ajo goditja e madhe dhe nga ana tjerë e murit filluan gjuajtët e granatave…Nga të gjitha anët gjuanin me të madhe. Mbaj mend që nuk kam lëviz, nuk kam vrapuar…Pas pak çastesh ata filluan të përqendronin goditjet në persona… Pastaj kam filluar të pozicionohem në një vend tjetër. Aty kam takuar një shok, kemi lëviz në një pozicion tjetër mes pavijonesh. Kam kaluar në pjesën jugore nga kuzhina, ku ishte një rrugë që kalonte nga të dyja anët e kullave të vrojtimit. Isha me fat kalova andej dhe nuk më kapi ndonjë plumb”, tregon Aliu.
Përderisa Aliu, i shpëtoi plumbave dhe granatave të gardianëve, shumë shokë të tij gjersa largoheshin nga terreni sportiv qëlloheshin me armë duke gjetur edhe vdekjen.
“Aty pamë që të burgosurit gjersa hynin në kuzhinë duke vrapuar disa prej tyre binin në tokë nga plumbat. Shumë të burgosur janë vrarë atë ditë. Në bodrumin e kuzhinës filluam të takojmë njëri tjetrin se kush ka mbet – e kush ka shpëtuar. Pastaj morëm disa shufra në dorë, që nëse na sulmojnë të përleshemi me ta që mos të bimë në duar të tyre. Rreziku ishte që ata të vinin prapë të na kapnin dhe të binim në duar të tyre sërish. Duhej të kishim kujdes në lëvizjet tona në kuzhinë. Shihnim nga dritarja të vrarë në fushë. Një të plagosur e shikova që lëvizte dhe pas pak minutave dhe atë e vranë. Në natën e 22 majit dhe 23 majit kemi flejt në atë gjendje”, rrëfen Aliu për Telegrafin.
Për të mos mjaftuar 22 maji, gardianët e burgut, të nesërmen ekzekutuan sërish çdo të burgosur që shikonin se kishte mbetur i gjallë duke hedhur nëpër puseta, granata.
“Ndërsa më datë 23 maj ata filluan që të futen brenda. Ishin të armatosur, ata kërkonin nga ne që të dalim jashtë. Ata hidhnin granata nga dritaret e bodrumeve. Pasdite kuptuam që të burgosurit që ishin futur brenda nëpër puseta kishin vdekur pasi ata kishin hedhur granata nëpër këto puseta. Të burgosurit për të gjet mbrojtje nga sulmet e NATO-së e gjetën vdekjen nga sulmet e serbëve”.
Mirëpo, të burgosurit nuk kishin rrugë tjetër veçse të dalin nga vendet në të cilat ishin fshehur.
“Të burgosurit dolën nga kuzhina dikur dhe ne. Prisnim që do të na vrisnin. Na morën nga aty dhe na dërguan në sallën e sportit, ku edhe aty na mbajtën për ca kohë. Pak kohë më vonë erdhën dhe në lajmëruan që nuk do të ju ndodh diçka. Na thanë që do të vijnë autobusët dhe do të ju marrin, do të ju largojnë nga këtu. Na urdhëruan dhe kërcënuan që mos t’i afroheshim dritareve. Shkuam nëpër ato puseta që të shikonim nëse ka mbijetuar dikush. Në bodrumin ku ishte ngrohja kishte shumë të vrarë, në mesin e tyre ishte një i plagosur ku e nxorëm nga aty e shpëtuam, mirëpo në spitalin e Prishtinës atë e vranë. Na kanë marr nga aty dhe të plagosurit nëpër kamionë na kanë shtri nëpër autobus…”, vazhdon rrëfimi i Aliut.
Të burgosurit i transferuan në Burgun e Lipjanit, deri më 10 qershor nga ku i transferuan nëpër burgjet e Serbisë.
Aliun e dërguan në Burgun e Nishit, ku edhe e ka vuajtur dënimin deri në mars të vitit 2001.
Por, u bën 20 vite që shumë të burgosur e përjetuan masakrën e tmerrshme të Dubravës, çfarë ka bërë shteti për ta?
“Në veçanti për të burgosurit politike të Dubravës nuk ka diçka të veçantë. Tash do të ndërtohet një memorial për nder të viktimave të masakrës…Mirëpo diçka e veçantë për të burgosurit që e kanë përjetuar masakrën nuk ka. Kanë përjetuar vdekjen e shokut dhe rrezikshmërinë për jetë. Të gjithë të burgosurit i janë ekspozuar vdekjes shumë herë”, përfundon rrëfimin e tij, Liburn Aliu, i mbijetuari i një prej masakrave më të tmerrshme që kanë përjetuar shqiptarët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë
Tërmet në Dojran
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Një shtetas turk raporton se është grabitur në Prishtinë – ia marrin kartelat, pasaportën e paratë
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët