Nga: Visar Zhiti
Mua realisht më ka ndryshuar jeta prej librave. Do të thosha si fat, sepse unë jam dënuar prej tyre. Në akuzë, krahas poezive të mia, kam dhe librat që kisha lexuar.
Dhe u dënova me dhjetë vjet burg. Rashë në ferr. Pra, do të kujtoj nga ata libra armiqësore, siç i quanin, kur libri vetëm armik s’mund të jetë.
Do të veçoja Dostojevskin, shkrimtar i ndaluar, kur në shqip ai kishte veç një libër, atë të parin e tij, “Netë të bardha”.
Kisha gjetur romanin “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”, e lexova fshehurazi, si mësues në fshat, por kisha shkruar në ditar për të. Është libri që më ka ndihmuar shumë të kuptoj burgun dhe kur kupton, di të qëndrosh. Pati rëndësi të dorës së parë për mua.
Kisha lexuar At’ Gjergj Fishtën e ndaluar dhe Kanunin e Lek Dukagjinit, me parathënie të Fishtës dhe të Konicës.
Akuzohesha se pse kisha lexuar librin “Jabloko” (Molla) të poetit revisionist Evgeni Jevtushenko, madje më bërtitej që pse kisha përkthyer poezi të tij, po kështu dhe për një poet japonez, Isikava Takuboku, që kishte vdekur 27 vjeç nga tuberkulozi, si Migjeni ynë. E kisha përkthyer të gjithë librin e tij nga rusishtja me shokun tim student, poetin Skënder Rusi.
Prokurori në gjyq, Takubokut i thoshte hapur “Taketukja” … Po kështu në hetuesi jam pyetur për poetin francez Zhak Prever etj.
Ndërsa, në burg, kur ende nuk ishte botuar në shqip, lexova të shtatë tragjeditë e Sofokliut. U mahnita. Nga fati dhe fataliteti. I kopjova. Franc Kafkën e mora gojarisht së pari. E njihte shkëlqyer një bashkëvuajtës imi, Inxhinieri Ismail Farka. Kishte diplomuar në Sankt Petërsburg; ma tregonte me pathos, parabola, tregimet.
Nuk po zgjatem. Librat bëhen me jetë dhe jeta bëhet me libra. Duan liri dhe japin liri.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Duhet ...
Festivalet më të bukura në botë (Foto)
Bajram Kosumi promovon librin “Zhanret e Gazetarisë”
Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë