“Në Greqi ka pesë libra të vjetër, ka dy poema mbi 200-vjeçare që i kushtohen Skënderbeut, ka edhe piktura. Ndoshta mungon vetëm një shtatore pa u derdhur për të”, thotë albanologu Titos Jochalas, pjesëmarrës në Konferencën Shkencore që po mbahet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Kjo konferencë ka nisur punimet në muajin maj dhe do të vijojë deri në nëntor.
Albanologët dhe studiuesit shqiptarë dhe nga bota, të ardhur nga Italia, Spanja, Greqia, Anglia, Franca, e më gjerë, me temat e tyre të mbështetura mbi kërkimet dhe zbulimet në arkivat ndërkombëtare, kanë ngjallur interes jo vetëm për pjesëmarrësit, por edhe për studiuesit. Jochalas ka mbajtur një ligjëratë mbi veprën e tij studimore ”Skënderbeu në historiografinë dhe letërsinë greke moderne”.
“Ai si rrallëkush i është dedikuar albanologjisë duke shkruar për të me vërtetësi. Ka kontribuar në studimet albanologjike shqiptare edhe para viteve ’90, kur komunikimi ishte më i vështirë mes dy vendeve”, shprehet shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi. “Titos Jochalasi ka arritur të gjejë shtigje për t’u marrë me problemin e historisë sonë. Dhe të merresh me problemin e historisë shqiptare në Greqi, kjo punë ka dashur një vizion serioz. Megjithëse ka qenë e rënduar pozita e tij në Greqi, ne takoheshim në atë kohë vëllazërisht me të, shkonin atje me Androkli Kostallarin e të tjerë studiues”!
Për Jorgaqin, pozita e vështirë e Jochalasit në Greqi vinte nga origjina arvanitase.
“Ai është me rrënjë arvanitase, dhe megjithëse rrezikonte, prapë ai i ka mbështetur shumë shqiptarët”, rrëfen Jorgaqi. “Ka lindur në vitin 1942 në Margëlliç të Çamërisë. Është shqiptar ortodoks. Bashkëshortja e tij është nga arbëreshët e Italisë. Pa e ndjerë të nevojshme të zërë në gojë origjinën, Titos Jochalasi ka dhënë kontribute për historinë dhe kulturën shqiptare. Ai ka dhënë kontribute, jo vetëm me veprën e tij që i kushtohet figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në letërsinë dhe historiografinë e Greqisë, por edhe me studime të tjera për arvanitasit e arbëreshët e Italisë. Ka botuar fjalorin e Marko Boçarit, fjalorin Kupitorit, gramatikën e gjuhës shqipe hartuar prej mjekut të Ali Pashë Tepelenës, dhe një seri studimesh e kërkimesh të kulturës e traditave të arvanitasve të Greqisë”.
Jochalas thotë se me pushtimin otoman 440 vjet kemi humbur marrëdhëniet me civilizimin dhe me Evropën. Sipas tij, kur të tjerët në Evropë e kishin qytetërimin, ne kishim skllavërinë.
“Ndoshta sot duhet që popujt të Ballkanit, të rreshtohen e të bashkohen si në atë kohë të Skënderbeut për të qenë miq të vërtetë mes tyre, dhe jo miq siç bëhen historitë e momentit. Shqiptarët kanë figurën dykrenore, ku një kokë duhet të shohë në Evropë, ndërsa koka tjetër duhet të shoh brenda vetvetes, që shqiptarët të mos humbasin traditat, gjuhën, pra vlerat që ata kanë trashëguar deri sot”, thotë ai.
Për studiuesin nga Greqia, figura e Skënderbeut unifikon, ka unifikuar grekët dhe shqiptarët.
“Ashtu si Skënderbeu ka emocionuar shqiptarët, ka emocionuar edhe grekët dhe janë shumë libra edhe letërsi që janë shkruar deri sot, e këto janë një pasuri e historisë që rikthen në vëmendjen tonë unitetin e madh ballkanik. Skënderbeu është një figurë e madhe, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për Evropën. Sot ai e ka në dorë ende shpatën e diplomacisë, ndoshta për të bërë beteja të tjera fitimtare për Shqipërinë dhe popullin e tij shqiptar. Grekët e përshkruajnë Skënderbeun si një figurë që bashkoi grekët gjatë revolucionit kombëtar dhe si një figurë që lidhet me fitoret e tyre kundër turqve”, thotë ai.
Sipas tij, në një libër të Velefantit, i shkruar 200 vjet më parë e që i kushtohet Perandorisë Bizantine, tregohen historitë e Kostandinit të Madh dhe më pas tregohet për princin e fundit të perandorisë, Gjergj Kastriotin. Aty shkruhet historia e Gjergjit të Kastriotëve, që njihet me emrin Skënderbe Princi i Skiptarëve. Aty ka dhe një pikturë grafike për Skënderbeun.
“Mihalopuli ka shkruar ‘Historia e Gjergj Kastriotit Mbret i Shqipërisë’. Ndërsa i studiuar në librin tim, Skënderbeu është figura që hap lidhjet miqësore dhe lidhjet e nderit mes dy popujve. Për të janë shkruar edhe dy poema. Një poemë katërmijëvargjesh dhe një poemë të shkurtër për kryengritjen e Epirit, të shkruar nga Dandolosi dhe Grigorio Stavridhis”, thotë ai. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit

Ç’është socializmi?

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët