Përkthyesi i njohur i spanjishtes, Bajram Karapolli, teksa tregon se këto ditë do të dalë në shitje romani i tretë dhe i fundit i Ernesto Sabatos, “Abadoni, engjëlli i skëterrës”, tregon një episod mbi udhëtimin e tij kohë me parë në Buenos Aires ku në një librari është hasur me veprat e Enver Hoxhës.
“Ishte aty nga mesi i dhjetorit të vitit 2000. Po ecja përgjatë Avenidës ‘Corrientes’, në Buenos Aires, në kërkim të ndonjë bukinisti, për të blerë romanet e Ernesto Sabatos. Dihet se në këto lloj librarish të vjetra mund të gjesh libra të çmueshëm me çmim tejet të arsyeshëm. Hyra në një të tillë dhe po këqyrja librat në rafte. Për çudi, vështrimi im kapi shpinën e disa të ashtuquajturave vepra të Enver Hoxhës: ‘Me Stalinin’ dhe ‘Rreziku angloamerikan për Shqipërinë’. Natyrisht në spanjisht.
Për të shuar kureshtjen pyes pronarin, një burrë i moshuar, se si kishin mbërritur ato libra në librarinë e tij. Ka 15 apo 20 vjet, më thotë, m’i sollën nja dy persona, mbase të Ambasadës së Shqipërisë. Kur u thashë se nuk më duheshin, më thanë se nuk do të m’i shisnin, përkundrazi, do të më paguanin për to.
Natyrisht, pranova. Më thanë t’i vendosja në vitrinë se donin t’i fotografonin. I fotografuan, më paguan dhe ikën. Pastaj unë i vendosa në raft dhe ja ku janë. Paradoksi: të gjesh në Argjentinë librat e diktatorit të Shqipërisë të përkthyera në spanjisht, ndërkohë që shkrimtarë argjentinas si Borges, Sabato, Arlt, Cortazar etj., gjigantë të letërsisë botërore të mos ua kesh dëgjuar as emrin e jo më t’i kesh lexuar në shqip.
Dhe kini parasysh ato çka thotë për Shqipërinë Sabato në romanin e tij të fundit. A nuk është për të vënë duart në kokë?! Vetëm barbaria komuniste mund të bënte gjëma të tilla që, gjatë gjysmë shekulli, të ndalonte autorë të tillë e aq më tepër libra të tillë, ku lexuesi shqiptar do të gjente fragmente me lëvdata dhe hyjnizime për atdheun e tij” shkruan Karapolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mogadishu01-780x439.jpg)
E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë
![Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/America00-780x439.jpg)
Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës
![Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/camet-780x439.jpeg)
Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar
![Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/08/dosje-780x439.jpg)
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
![Thënie të Ibrahim Rugovës: Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/ibrahim-rugova-780x439.jpg)
Thënie të Ibrahim Rugovës: Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë!
![Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/Paloke-Kurti-e1623184174407-780x439.jpg)
Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi