Prezantuesja e njohur e emisionit "Prive" Liberta Spahiu, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan thuajse çdo ditë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.


Bukuria, eleganca dhe energjia që rrezaton të japin përshtypjen e një ylli plot shkëlqim, megjithatë befasues vazhdon të mbetet fakti se si ajo është ende beqare.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram Story, Liberta ka treguar se e ka gjetur veten në një thënie për dashurinë.

"Dashura është ajo çfarë të bën të lumtur kur ti je e lodhur", është thënia e cila mesa duket i është përshtatur prezantuses bukuroshe.

Përndryshe, ajo ka kohë që nuk përflitet për jetën private, dhe asnjëherë s'është bërë e ditur nëse ka qenë më parë në lidhje apo jo? /Telegrafi/