Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Verhelyi, të hënën paralajmëroi një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën, në debatin që u zhvillua të hënën në Parlamentin Evropian.
Verhelyi nuk kishte përmendur se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.
Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka dërguar pyetje në adresë të Komisionit Evropian, të cilët në përgjigjen e tyre kanë deklaruar se nuk bëhet fjalë për një udhërrëfyes shtesë.
“Komisioni vazhdon të qëndrojë prapa vlerësimit nga korriku i vitit 2018, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave i vitit 2012, e të cilat kanë të bëjnë me riatdhesimin dhe riintegrimin, sigurinë e dokumenteve, migracionin dhe menaxhimin e kufijve, sigurinë dhe rendin publik, si dhe të drejtat themelore që lidhen me lirinë e lëvizjes”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Media të Komisionit Evropian.
Më tej theksohet se vendimi për heqjen e vizave për Kosovën është një vendim shumë i vonuar.

“Ne kuptojmë se disa shtete anëtare vazhdojnë të kenë shqetësime rreth çështjeve si lufta kundër korrupsionit, kërkesat e rrejshme për azil dhe siguria e dokumenteve, që janë mbuluar nga udhërrëfyesi. Komisioni mbetet i gatshëm që të mbështesë punën shtesë mes shteteve anëtare dhe autoriteteve të Kosovës për t’i adresuar këto çështje. Ne nuk po flasim për ndonjë udhërrëfyes të ri”.
Sipas tyre, pasi që të vendoset për liberalizimin e vizave për Kosovën, Komisioni Evropian do të monitorojë zbatimin e vazhdueshëm të kërkesave që dalin nga mekanizmat suspendues të vizave dhe nga procesi i stabilizim-asociimit.
Ndryshe, të hënën më 23 qershor, komisionari për zgjerim Oliver Verhelyi, kishte thënë se do të krijohet një udhërrëfyes për adresimin e shqetësimeve specifike.
“Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Kosovës që, së bashku me shtetet anëtare, të vendosim një udhërrëfyes për adresimin e shqetësimeve specifike. Autoritetet e vendeve anëtare, agjencitë e rendit dhe ligjit, forcat e policisë kanë nevojë të angazhohen në terren për t’i ndihmuar Kosovës. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm t’i japim Kosovës gjithë ndihmën financiare, teknike dhe politike për këtë proces”, kishte deklaruar Verhelyi.
Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk e gëzon lirinë e lëvizjes, ndonëse Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë