LAJMI I FUNDIT:

LG prezanton modelin K4

LG prezanton modelin K4

Kohët e fundit është thënë se LG është duke shtuar disa modele të reja të telefonave në linjën e saj të re - K Series, dhe njëri nga këto modele është edhe LG K4.

Tani LG K4 është listuar në faqen e internetit të LG-së në Rusi dhe ne tani online kemi disa specifika për modelin e ri të telefonit.
Pajisja do të vijë me një ekran 4.5 inç me një rezolucion ËVGA prej 854 x 480 pikselëve, i mundësuar nga procesori quad core 1GHz procesor MediaTek dhe 1GB RAM.

Karakteristikat tjera të pajisjes do të përfshijnë 8GB memorie të brendshme me portin microSD për zgjerim, ndërsa telefoni do të vijë edhe me dy kamera.

Kamera me 2MP në pjesën e përparme do të shërbejë për video chat dhe në anën e pasme do të ketë një kamerë me 5MP me një LED ndriçues, si dhe dy SIM kartela.


Ekziston edhe një bateri me 19410 mAh, WiFi, Bluetooth dhe 4G LTE.