LAJMI I FUNDIT:

LG lanson Stylus 2 Plus

LG lanson Stylus 2 Plus

LG ka lansuar modelin më të ri të telefonit të mençur me ekranin prej 5.7 inç, në përpjekje për të shtuar prezencën në tregun e pajisjeve të mençura me çmime mesatare.

Në një deklaratë gjatë lansimit të Stylus 2 Plus në Tajlandë, LG ka bërë të ditur që pajisja së shpejti do të hyjë në tregje të vendeve tjera si Meksika, India dhe SHBA.

LG shpreson që pajisja do të shërbejë si mbledhje e profitit pasi që kërkesa për pajisje teknologjike të lira po rritet në të gjithë globin.


Stylus 2 Plus është i pajisur me procesorin me 1.4 gHz octa-core dhe ekranin full HD të madhësisë 5.7 inç.

Pajisja ka dalur në tregun tajlandez me çmim fillestar prej 350 dollarëve.