Sipas spekulimeve të fundit, fableti i ri nga LG do të ketë opsionin në setup për përdorimin e kamerës së dyfisht, gjë që mundëson përdorimin e lensit të gjerë dhe telefotos në të njejtën kohë.

Detajet e tjera të specifikave të pajisjes mbeten të pa konfirmuara, megjithatë, spekulimet e ndryshme janë në qarkullim.
Pajisja pritet të ketë ekran 5.8 inç të teknologjisë Quad HD dhe rezolucionit prej 2560x1440.


Siç është thënë edhe më herët, LG G4 Pro pritet të jetë rival i denjë me iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus.(Telegrafi)