LAJMI I FUNDIT:

LG edhe zyrtarisht ndalon prodhimin e telefonave të mençur

LG edhe zyrtarisht ndalon prodhimin e telefonave të mençur

LG njoftoi në muajin prill se po dilte nga biznesi i telefonisë celulare dhe duke pasur parasysh faktin se u desh kohë për të mbyllur operacionet, sot është dita e fundit për të prodhuar smartphone dhe tableta.

LG do të vazhdojë të mbështesë pajisjet ekzistuese dhe modelet premium në tre vitet e ardhshme me softuerë. Disa modele, përfshirë telefonat e serive Q, do të marrin Android 12, ndërsa modelet më të fundit premium do të shkojnë një hap më tej në Android 13.

Fabrika e LG Electronics në Vietnam, ku prodhohen shumica e telefonave celularë të LG, do të shndërrohet në një fabrikë të pajisjeve shtëpiake, raporton businesstoday.


LG tashmë ka bërë tranzicionin e disa prej kapaciteteve të saj prodhuese në mënyrë që të mbajë të punësuar punonjësit e fabrikës së smartphone-ve. Punëtorëve të mbetur nga linjat e prodhimit celular do t’u jepen detyra të reja deri në fund të korrikut.

Fabrika e Haiphong filloi punën në 2015 dhe prodhon TV dhe pajisje shtëpiake nën telefonët mobil. Kompanitë simotra LG Innotek dhe LG Display prodhojnë kamera dhe ekrane në atë vend.

LG është kështu në rrugën e saj për t’u bërë prodhuesi më i madh i pajisjeve shtëpiake, dhe shitjet në tremujorin e dytë janë të larta dhe arrijnë në 6.3 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Teknologji
Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Lojëra
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Kalo në kategori