LAJMI I FUNDIT:

Lexus shënon dhjetë vjetorin e F Performante me dy edicione speciale (Foto)

Lexus shënon dhjetë vjetorin e F Performante me dy edicione speciale (Foto)

Me lansimin e modelit F Performante gjatë vitit 2008, Lexus ka dashur të lë gjurmë në segmentin e veturave luksoze të përfomancës së lartë.

Gjëra të tilla nuk ndodhin gjatë natës, por megjithatë prodhuesi japonez ka ecur përpara meqë ky brend u pëlqye në masë të madhe, transmeton Telegrafi.

Për të shënuar dhjetë vjetorin e suksesshëm të këtij lansmi, Lexus prezanton gjatë kësaj jave edicionet speciale të modeleve GS F dhe RC F.


Të dyja do të jenë të lyera me të hirtën Nebula, që është e para ngjyrë mat që aplikohet prej lansimit të LFA. Shkëlqim do të ketë vetëm në metalet e rrotave Michelin Pilot Sport PS2, që do t’i kenë nga 19-inch.

Enterieri i tyre do të ketë ulëse sportive të mbështjellë me lëkurë, ndërsa në përgjithësi do të dominojë ngjyra e zezë, me elemente të kaltra dhe të bardha. Vetëm 100 GS F dhe 420 RC F do të dalin në nga prodhimi, si pjesë e këtij edicioni special.

Që të dyja do të kenë motorin e njëjtë me 4.5-litra V8, që prodhon 467 kuajfuqi, teksa dërgon fuqinë në rrotat e pasme përmes tetë shpejtësive automatike.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, GS F e arrin për 4.5-sekonda, ndërsa RC F është për një sekondë më i shpejtë.

Ende nuk është bërë i ditur çmimi me të cilin do të dalin në shitje, teksa shpërndarja te blerësit do të bëhet gjatë muajve të verës. /Telegrafi/