LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Vetëvendosje vendos flamurin kombëtar gjatë seancës së Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje vendos flamurin kombëtar gjatë seancës së Kuvendit

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) vendosën flamurin kombëtar “kuq e zi” gjatë betimit të tyre për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, Glauk Konjufca është zgjedhur edhe kryetar i legjislaturës së VIII-të, në Kuvendin e Kosovës me 69 vota për dhe 33 kundër, transmeton Telegrafi.


Ndërsa, nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e VIII-të janë: nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bogujevci, nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kujtim Shala.

Ndërkaq, në sallë ishin të pranishëm 113 deputetë të cilët dhanë betimin e mandatit për deputet. /Telegrafi/