LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Vetëvendosje i reagon NISMA-s, pas akuzave për ndërhyje në procesin e rinumërimit

Lëvizja Vetëvendosje i reagon NISMA-s, pas akuzave për ndërhyje në procesin e rinumërimit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas akuzave që ka bërë Nisma Socialdemokrate, që LVV po ndërhynë në tavolinat ku po bëhet rinumërimi i votave.

LVV ka thënë se po e përcjellë me vëmendje procesin e rinumërimit, si dhe përmes vëzhgueseve dhe përfaqësuesve po e ndjek nga afër çdo fazë të rinumërimit deri në përmbyllje të procesit.

NISMA akuzon Lëvizjen Vetëvendosje se po kërcënon dhe shantazhon vëzhguesit në QNR
Lexo po ashtu NISMA akuzon Lëvizjen Vetëvendosje se po kërcënon dhe shantazhon vëzhguesit në QNR

“Ashtu siç kemi qëndruar në mbrojtje të votës e vullnetit të qytetarëve në ditën e zgjedhjeve e në fazat e mëvonshme, nuk do të lejojmë që ky vullnet të dëmtohet as në rinumërim. Është evidente, që zyrtarë e gjyqtarë të institucioneve janë ndikuar politikisht në marrjen e vendimeve të fundit, me synim ndryshimin në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke mbledhur fakte e prova të ndërhyrjes politike në marrjen e këtyre vendimeve dhe ne do të sigurohemi që të gjithë këta zyrtarë të përfshirë në këto ndërhyrje për vendime që do të duhej të ishin të bazuara në ligj e Kushtetutë, do të përgjigjen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e bërë, transmeton Telegrafi.


Tutje në njoftim thuhet se, presionet nga subjekte partiake që qytetarët i kanë lënë jashtë përfaqësimit në Kuvend, në një kohë kur po rinumërohen mbi gjysma e votave të përgjithshme, kanë për synim ndikimin në rinumërim dhe krijimin e faktit të kryer të përfaqësimit në Kuvend.

Reagimi i plotë:

“KQZ ka filluar rinumërimin e 1428 kutive të votimit, që përbëjnë rreth 60% të votave të përgjithshme. Rinumërimi duhet të bëhet në mënyrë profesionale, të paanshme dhe në përputhje me ligjin dhe procedurat. Votuesit kanë shprehur vullnetin e tyre, dhe se derisa nuk përfundon rinumërimi i të gjitha kutive deri në votën e fundit, rezultati mbetet ai që është shpallur nga KQZ-ja.

Lëvizja VETËVENDOSJE! po e përcjellë me vëmendje këtë proces, si dhe përmes vëzhguesve dhe përfaqësuesve tanë, do të ndjekë nga afër cdo fazë të rinumërimit deri në përmbyllje të procesit. Ashtu siç kemi qëndruar në mbrojtje të votës e vullnetit të qytetarëve në ditën e zgjedhjeve e në fazat e mëvonshme, nuk do të lejojmë që ky vullnet të dëmtohet as në rinumërim.

Është evidente, që zyrtarë e gjyqtarë të institucioneve janë ndikuar politikisht në marrjen e vendimeve të fundit, me synim ndryshimin në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke mbledhur fakte e prova të ndërhyrjes politike në marrjen e këtyre vendimeve dhe ne do të sigurohemi që të gjithë këta zyrtarë të përfshirë në këto ndërhyrje për vendime që do të duhej të ishin të bazuara në ligj e Kushtetutë, do të përgjigjen para drejtësisë.

Poashtu, insinuatat dhe presionet nga subjekte partiake që qytetarët i kanë lënë jashtë përfaqësimit në Kuvend, në një kohë kur po rinumërohen mbi gjysma e votave të përgjithshme, kanë për synim ndikimin në rinumërim dhe krijimin e faktit të kryer të përfaqësimit në Kuvend. Ftojmë KQZ-në që në përputhje me përgjegjësitë që ka, të garantojë numërim të sakt të secilës votë, si dhe mos të bie pre e presioneve të tilla mbi numëruesit dhe stafin përgjegjës. Rezultati zgjedhor dhe vullneti i votuesve nuk mund të ndryshohet as me vendime administrative, e as me presion në opinionin publik nga subjekte të caktuara.

Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit është shprehje e qartë për ndryshim. Lëvizja VETËVENDOSJE! garanton që ky vullnet do të përmbushet në Qeverinë e ardhshme”.

Ndryshe, Nisma Socialdemokrate sot përmes një njoftimi për media ka thënë se, përfaqësuesit e LVV-së në KQZ, përkatësisht Nazlie Balaj dhe Adnan Rrustemi po ndërhyjnë  në tavolinat ku po bëhet rinumërimi i votave,  sipas NISMË-s, ata po kërcënojnë dhe shantazhojnë stafin dhe vëzhguesit e angazhuar në QNR. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori