LAJMI I FUNDIT:

Letrat e Thaçit, “paralajmërim” për arrestime (Video)

Letrat e Thaçit, “paralajmërim” për arrestime (Video)

“Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka kapacitete për të hetuar dhe ndjekur rastet, të cilat janë përmendur në katër letrat e presidentit Hashim Thaçi drejtuar Prokurorisë së Shtetit. Edhe Presidenti edhe Qeveria, bashkë me Kuvendin, vazhdimisht kanë injoruar sistemin gjyqësor dhe prokurorial duke mos i ofruar kushte adekuate për punë”. Kështu ka vlerësuar Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, një ditë pasi kreu i shtetit i është drejtuar Zyrës së Prokurorit të Shtetit.

Iniciativa e presidentit Thaçi, sipas tij, mund të konsiderohet më shumë si një retorikë për luftimin e kriminalitetit.

Miftaraj tha se Prokuroria Speciale e Kosovës, nuk ka kapacitete për rastet që i kanë dhe që i ka paraqitur Presidenti Thaçi.


“Prokuroria Speciale ka vetëm 9 prokurorë. Kemi një dështim të menaxhimit që s’kanë mundur t’i plotësojnë pozitat. Jo vetëm lëndët që kanë por edhe me kërkesat e Thaçit, kjo prokurori mundet me kolapsu”, tha ai.

Ndërkohë, përfaqësues të opozitës i quajnë hipokrizi deklarimet e Thaçit dhe kërkojnë hetime për të gjitha vrasjet gjatë luftës dhe pas luftës. /TribunaChannel/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori