LAJMI I FUNDIT:

Letër e vitit 1919: Feja nuk i apasionon shqiptarët

Letër e vitit 1919: Feja nuk i apasionon shqiptarët

Ndërkohë që Konferenca e ashtuquajtur “e Paqes” e vitit 1919 në Paris (njohur më shumë në histori me emrin “e Versajës”) zhvillonte punimet, trupat italiane ishin vendosur në ato pjesë të Shqipërisë, të cilat Italia kishte kohë që i pretendonte.

Komandanti i Forcave Ushtarake Italiane të kohës në Shqipëri, Settimio Piacentini, i dërgonte Ministrisë së Jashtme italiane, më 26 maj 1919, tekstin e mëposhtëm nga Vlora:


“…Populli shqiptar nuk përfaqëson akoma sot një bllok të unifikuar kombëtar. Në përgjithësi, thuhet se është i ndarë kryesisht për shkak të fesë. Por, kjo nuk është plotësisht e saktë.

E saktë është se argumenti religjoz është gjerësisht i shfrytëzuar nga popujt fqinj të Shqipërisë, sidomos ai grek, për të demonstruar paaftësinë e shqiptarëve për të konstituuar një komb të bashkuar dhe homogjen.

Në Shqipëri religjioni nuk e apasionon popullin; feja nuk duket të jetë elementi që i bashkon politikisht shqiptarët; e nëse këto (fetë) tanimë janë të ndarë nga urrejtja e zilia, nuk është për pasojë të këtyre feve të shumta arsyeja ku duhen gjetur ndarjet mes tyre, se sa ndonjëherë brenda vetë atyre të së njëjtës fe.

Në Shqipërinë jugore, myslimani momorizon vuajtjet dhe masakrat e bëra nga grekët, nuk e urren ortodoksin, por urren grekun, dhe ka mes ortodoksëve shqiptarë që simpatizojnë grekët të cilëve natyrisht se i ruhen dhe i frikësohen.

Në Shqipërinë e Mesme, myslimanët dhe katolikët, pavarësisht se jetojnë në grupe të ndara, nuk janë armiqësorë mes tyre; ndërkohë që mes katolikëve, disa prej të cilëve i takojnë pjesëve malore në veri, ekziston cmirë e hakmarrje e pamëshirshme.

Arsyeja esenciale për të cilën populli shqiptar akoma nuk ka konstituuar sot një bllok unik kombëtar, nuk duhet kërkuar pra në religjionet, por tek historia…”!

Më tej Gjenerali italian shpreh kundërshtinë për përpjekjet për të risjellë në skenë Esat Pashën, tashmë të diskretituar në popull. /dita/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori