Nga: Robert Aliaj Dragot
Në një epokë ku muzika shqiptare mund të kishte qenë përshkuese e trashëgimisë sonë të pasur kulturore, ne akoma po vihemi përballë një cirku mediokriteti “tallavaist”; me këta të ashtuquajtur artistë, në një festival të vetëshpallur tempull të këtij zhanri, identiteti muzikor i të cilit ngjason më shumë me një miks motivesh sufllaqi, që fatkeqësisht vazhdon të dominojnë tregun.
Shqipëria vazhdon të mbetet e bllokuar në një ngërç kulturor të orkestruar. Në këtë shpërthim të fundit të tallavasë u shfaq një risi, “Aleanca Ndërkombëtare e Tallavaistëve”, që po shkatërron shijet e publikut, duke sulmuar shpirtin e vërtetë të muzikës shqiptare. Tallavaja u bë ungjilli i shpirtit modern shqiptar në çdo aspekt politiko-shoqëror. Nuk po konsideroj fare estradën e vlerësimit të njëri-tjetrit në bazë të interesave. Ky shkatërrim kulturor ka implikime më të thella sesa thjesht një shije e keqe që i ofrohet publikut.
Muzika e vërtetë supozohet të jetë një katalizator i mendimit dhe një orientim drejt bukurisë poetike, por ajo që na ofrohet është një parodi groteske mbeturinash ritmike: Tallava, ky xhihad mbi ndjeshmërinë e vërtetë artistike.
Thelbi i problemit nuk është vetëm muzika, është etika pas saj. Çfarë mund të themi për një shoqëri kur përfaqësuesve të saj shpirtërorë u mungon mbi të gjitha integriteti artistik. Akoma më e keqe është bashkëfajësia e mundësuesve të tyre: sponsorëve, producentëve si dhe audiencës. Duke toleruar dhe konsumuar këtë saleté, ne kemi lejuar që mediokriteti të bëhet standard. Ky nuk është vetëm një dështim artistik, është mbi të gjitha moral. Ne po i servirim produkte kulturore të skaduara një publiku, që meriton më shumë në këmbim të disa momenteve kalimtare argëtimi të zbrazët.
Ajo që është vërtet zhgënjyese është mundësia e humbur. Shqipëria ka një trashëgimi të jashtëzakonshme muzikore. Por, në vend që të inspirohemi nga këto tradita dhe t’i lartësojmë ato, ne i kemi këmbyer me këto spektakle vulgare “Tallavadoide”, ku mungon jo vetëm arti, por edhe respekti për audiencën që pretendon të argëtojë.
Pra, le ta themi me zë të lartë: “Poshtë tallavaja”! Mjaft me këtë paradë të servirur si kulturë!
Respekto veten Shqipëri! Ndalo së shituri shpirtin për pëlqime! Potenciali ynë është i madh, por do të mbetet i parealizuar nëse vazhdojmë t’i lëmë këta kllaunë të rrëmbejnë narrativën. Muzika është një mision, jo një meme. Arti ka për qëllim të frymëzojë dhe të edukojë, jo të bëhet produkt konsumi me datë skadence në raftet e supermarketeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Një replikë për “historianët” e akshamit
Letër bijës sime
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
Çfarë është gjenocidi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova