LAJMI I FUNDIT:

“Lepuri” shitet për 91.1 milionë dollarë

“Lepuri” shitet për 91.1 milionë dollarë

Një skulpturë e Jeff Koonsit është shitur për 91.1 milion dollarë. Bëhet fjalë për një rekord në shitje për një vepër të artisti ende në jetë.

Skulptura e vitit 1986, “Lepuri”, u shit në një ankand në Nju-Jork. Rekordin e mëparshëm e mbante piktura “Portret i një artisti” nga David Hockney, e shitur po në Nju-Jork në nëntor të vitit të kaluar për shifrën e 90.3 milionë dollarëve.

https://www.youtube.com/watch?v=AlsdDw5QRVg