Leonora Jakupi prej ditësh ka nisë pushimet dhe si destinacion ka zgjedhur Bodrumin në Turqi.

Këngëtarja e njohur nuk ka lënë anash postimet në rrjetet sociale, duke sjellë imazhe që u komentuan dhe pëlqyen nga fansat e saj.


Edhe së fundi, Leonora u paraqit mahnitëse në disa poza joshëse, teksa shihet e veshur me shumë stil.

leonorajakupi 242066123 267947655187469 2316437186424971459 n Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Këngëtarja nga Drenica shihet e veshur një palë bikini të markës “Dior” të kombinuara me një kapele nga e njëjta markë, syze dielli dhe në këmishë të bardhë të vendosur sipër. Me flokët gërsheta, Leonora kishe vendosur grim të lehtë në fytyrë.

leonorajakupi 242066116 3038463109769895 4663520739286759242 n Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Ajo dukej në formë të mirë dhe arriti të tërheqë vëmendje si në çdo paraqitje publike që bën.

Rikujtojmë që këtë vit, Leonora qëndroi larg koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, këngëtarja gjithashtu ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor.

leonorajakupi 242128656 288116209419343 8662804235099348925 n Foto: Leonora Jakupi/Instagram

“Luj luj” është kënga e fundit e Leonores që ka mbi 1 milion klikime në YouTube. /Telegrafi/