Leonardo nuk ndalet, tani drejt Parisit për Rabiotin

278:"SINGAPORE - JULY 30: Adrien Rabiot #25 of Paris Saint Germain walks during the International Champions Cup match between Paris Saint Germain and Clu b de Atletico Madrid at the National Stadium on July 30, 2018 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC) 20:"Getty Images for ICC
Leonardo ka filluar fuqishëm aventurën e tij te Milani.
Pasi i solli trajnerit Gennaro Gattuso një mbrojtës dhe sulmues klasi, tani është duke punuar për një mesfushor.
Sipas SportMediaset, pas udhëtimit në Romë për të shikuar nga afër situatën për Sergej Milinkovic-Savic, ai është nisur për Paris.
Leonardo ka udhëtuar drejt kryeqytetit francez për të shikuar mundësitë për mesfushorin e Paris Saint Germainit, Adrien Rabiot.
Italiani në Paris do të takohet me PSG-në, por edhe me nënën e lojtarit, e cila është edhe agjente e tij.
Çmimi i Rabiot është rreth 30 milionë euro.
Për francezin gjatë këtij afati kalimtar kishte shfaqur interesim edhe Barcelona. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/08/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































