Leao flet për shiritin e kapitenit dhe marrëdhënien e tij me trajnerin Fonseca

Rafael Leao ka folur për krenarinë e tij pasi mbajti shiritin e kapitenit të Milanit kundër Lecces të premten dhe ka shpjeguar se si trajneri i kuqezinjve Paulo Fonseca po e ndihmon atë të përmirësohet në nivel personal. Portugezi iu bashkua Fonsecas për konferencat e zakonshme për shtyp para ndeshjes të hënën në mbrëmje. “Është gjithmonë një burim krenarie të jesh kapiten i Milanit”. “Unë jam këtu tani e gjashtë vite. Kur luaj me këtë fanellë, ka gjithmonë një ndjenjë përgjegjësie, por kur kam shiritin e krahut rritet edhe më shumë”, deklaroi Leao.

“Që nga dita e parë, trajneri nuk më foli për gola apo asistime, përkundrazi se donte një lojtar të ndryshuar në aspektin e mbrojtjes, për të qenë më i fokusuar në punën në mbrojtje”. “Ai po më ndihmon të bëhem më i mirë. Edhe kur ishim duke ardhur këtu, ai po më tregonte disa video në makinë. Ai është një njeri që më ndihmon shumë”.













































