Lëndohet një person nga një aksident trafiku në Gjilan - policia jep detaje

Sot rreth orës 12:51 ka ndodhur një aksident trafiku në qendër të qytetit të Gjilanit, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.
Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Valon Osmani, ka thënë se personi i lënduar është duke pranuar tretman mjekësor në qendrën emergjente në Spitalin e Gjilanit.
“Me datën 06.05.2025 rreth orës 12:51 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën "Abdullah Tahiri" në qytetin e Gjulanit. Në këtë aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë”, ka thënë Osmani.
Ai shtoi se hetuesit e trafikut kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































