Dy fëmijë janë lënduar në fatkeqësi komunikacioni që dje ndodhën në dy vende të ndryshme në rajonin e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Rasti i parë ndodhi rreth orës 19:30 minuta në rrugën lokale në fshatin e Tetovës, Rogle. Auromjeti “Opel Zafira” me targa gjermane i drejtuar nga E.Z. (43) nga Treboshbi ka goditur këmbësorin 11-vjeçar nga Rogle. Këmbësori i lënduar me të njëjtin automjet është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, dhe pas ndihmës së ofruar mjekësore është lëshuar për mjekim shtëpiak. Policia kreu ekspertizë në vendin e fatkeqësisë dhe sipas informatave të para shkaqet për të ishte shpejtësia e paadaptuar, përkatësisht vozitja e shpejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fatkeqësia e dytë ndodhi tre orë më vonë në bulevardin “Ilindeni” në Tetovë. Rreth orës 22:30 një fëmijë tre-vjeçar, këmbësor është goditur nga automjeti i llojit “BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga tetovari F.I. (22). Edhe në këtë rast, fëmija me të njejtin automjet është dërguar në spitalin e Tetovës prej nga, pas ndihmës së ofruar të mjekëve është lëshuar në shtëpi. Sipas informatave të para nga ekspertiza policore, shkak për këtë fatkeqësi ishte kalimi i pakujdesshëm në rrugë nga ane e fëmijës, njofton AIM.
Josifovski theksoi se periudhën e fundit janë shpeshtuar fatkeqësitë e komunikacionit me këmbësorë edhe krahas aktiviteteve të shumta preventive-kontrolluese të cilat edhe këtë vit vazhdimisht i ndërmerr Sektori për punë të brendshme Tetovë. Ai paralajmëroi se SPB Tetovë edhe në periudhën në vijim do të vazhdojë me aktivitetet e planifikuara, në plan të parë të të cilave do të jenë këmbësorët dhe me organizim të leksioneve të ashtuquajtura të trafikut, në të cilat do të thirren kundërvajtësit e rendit në këtë kategori të pjesëmarrësve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës