Thomas Lemar pritet të jetë në qendër të vëmendjes së afatit kalimtar të verës së vitit të ardhshëm.

Mesfushori i skuadrës së Monacos thuhet se është pran kalimit te skuadra e Chelseat.


Por, futbollisti 22-vjeçar preferon të transferohet te rivali i The Blues, Liverpool, i cili do ta zëvendësojë Philippe Coutinhon që do t'i bashkohet Barcelonës.

zzz 6

Por këtyre dy skuadrave të madhe të ligës elitare angleze edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger po i kërkon shërbimet e futbollistit.

Kujtojmë se klauzola e largimit të futbollistit është 90 milionë euro dhe Liverpool do t'i sigurojë këto me shitjen e Coutinhos.

Lemar vitin e kaluar ishte ndër lojtarët më meritor në fitimin e titullit të kampionit të Francës dhe arritjen deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Theksojmë se lojtari deri më tani ka pasur 72 paraqitje për klubin e principatës franceze dhe ka shënuar 16 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app