Muaji tetor erdhi së bashku me trendet e reja që javët e modës sollën në New York, Londër, Milano e më pas për ta mbyllur në Paris…

Sfilatat e fundit të sugjeruara nga stilistët e markave më të njohura në botë sugjeruan propozimet e tyre duke na përgatitur në lidhje me tendencat që do të mbizotërojnë modën në fillimin e vitit të ardhshëm.


1 74

Alexander Mc Queen

Krahas atyre që tashmë njihen si tendenca të reja, ajo që do të fillojmë ta veshim më shpesh që nga vjeshta e këtij viti është pikërisht lëkura, në ngjyra të ndryshme dhe në stile të ndryshme veshjesh, për meshkuj e për femra.

2 33

Saint Laurent

Miu Miu, Alexander Mc Queen, Saint Laurent e disa stilistë të tjerë e kanë sjellë këtë trend duke e kombinuar në stile të ndryshme si: funde, pantallona të shkurtra, kostume e fustane, me pak fjalë, mund ta veshim kudo dhe kurdo!

3 28

Elisabetta Franchi

Lëkura është një material që mund të vishet me stil në pranverë, verë, vjeshtë por mund të përshtatet shumë bukur edhe me veshjet e dimrit ndaj, mendoni ta përfshini në blerjet tuaja për të qenë në një hap me sugjerimet e fundit për vitin 2019.

4 20

Miu Miu