LAJMI I FUNDIT:

Rreziqet e fshehura në ushqimet e ‘shëndetshme’ që mund të shkaktojnë sëmundje

Rreziqet e fshehura në ushqimet e ‘shëndetshme’ që mund të shkaktojnë sëmundje

Zgjoheni në mëngjes, hani diçka të shijshme e të shëndetshme. Të njëjtën gjë e përsëritni në drekë dhe në darkë me qëllimin që të ushqeheni shëndetshëm për të pasur një jetë të gjatë e pa probleme shëndetësore. Por sot është koha të njoftoheni me realitetin e hidhur, ngase shumica e ushqimeve që i keni ngrënë deri sot me mendimin se janë të shëndetshme, Dr. Steven Gundry na mëson se nuk janë!  

Kush është Dr. Steven Gundry?

Steven Gundry ka mbi 40 vjet që punon në fushën e mjekësisë. Gjatë karrierës së tij ka punuar si kardiolog dhe kirurg i zemrës, por sot është i përqendruar në diçka krejt tjetër: në atë se si t’i mësojë njerëzit t’i shmangin ndërhyrjet kirurgjike përmes ushqimit të shëndetshëm, shkruan Telegrafi.

Në foto: Dr. Steven Gundry

Misioni i tij është t’ua përmirësojë ndjekësve të tij shëndetin, lumturinë dhe jetëgjatësinë thjesht duke bërë ndryshime të thjeshta në mënyrën e të ushqyerit.


Ai është drejtor dhe themelues i Institutit Internacional të Zemrës dhe Mushkërive, e gjithashtu edhe i Qendrës për Mjekësi Tonike në Palm Springs.

Gjatë karrierës së tij ai kishte kryer qindra ndërhyrje kirurgjike kardiovaskulare, madje kishte qenë njëri nga 20 kirurgët e parë që kishin testuar pajisjen asistuese për implantimin e ventrikulës së majtë – një lloj artificial i zemrës. Gundry mban edhe rekordin e procedurës së quajtur ksenotransplantim.

Sidoqoftë, pas tërë këtyre sukseseve dhe shumë tjerave si kirurg i zemrës dhe kardiolog, ai kishte kuptuar diçka që do t’ia ndryshonte atij karrierën dhe ndjekësve të tij jetën: ne nuk kemi nevojë për ndërhyrje kirurgjike, por vetëm për ushqim të duhur, duke u fokusuar në eliminimin e ushqimeve të ‘shëndetshme’ që përmbajnë lektina.

Çfarë janë lektinat dhe pse janë të dëmshme për ne?

Lektinat janë proteina bimore, të cilat e lidhin sheqerin dhe e ngjitin për membrana qelizore. Lektinat mund të jenë burime të fshehura të shtimit të peshës dhe të shëndetit të keq, madje edhe nëse ushqeheni shëndetshëm.

Pasi që janë të pranishme në shumë lloje bimësh, edhe nëse hani ushqim natyral ju mund ta gjeni veten në situatë duke luftuar me mbipeshën dhe probleme tjera serioze shëndetësore.

Shumë lektina në ushqim janë proinflamatorë, imunotoksikë, neurotoksikë dhe citotoksikë.

Si e shkatërrojnë lektinat shëndetin?

Dr. Steven Gundry thotë se disa lektina bimore mund të çojnë deri te simptoma te kalimit të zorrëve dhe lidhen për qeliza në murin e zorrëve dhe përzihen në absorbimin e materieve ushqyese.

Pasi ato veprojnë si antinutrientë, lektinat mund të kenë ndikim të keq në florën e zorrëve.

Lektinat në artikujt ushqimorë: Si të zvogëlohen këto substanca toksike në ushqimin tuaj
Lexo po ashtu Lektinat në artikujt ushqimorë: Si të zvogëlohen këto substanca toksike në ushqimin tuaj

Ndër tjerash, lektinat janë të lidhura me shumë sëmundje autoimune, e dëmtojnë organizmin, i dëmtojnë proteinat në gjëndrën tiroide dhe në nyja, etj.

Disa lektina mund të rrisin viskozitetin e gjakut, mund të pengojnë ekspresionin e gjeneve dhe të çrregullojnë funksionin endokrin.

Pra, çfarë ushqimesh duhet t’i hani dhe çfarë ushqimesh duhet t’i shmangni?

Në librin e tij “The Plant Paradox: The Hidden dangers in ‘Healthy’ Foods That Cause Disease and Weight Gain”, Dr. Steven Gundry i ka listuar të gjitha ushqimet që bën dhe nuk bën t’i hani për shkak të përmbajtjes së lektinave.

Telegrafi më poshtë jua sjell listën e plotë me këto ushqime që Gundry jua rekomandon t’i hani, dhe me ushqimet që i ka futur në listën e ushqimeve që nuk duhet t’i konsumoni.

VËREJTJE: Në listat e mëposhtme ka disa produkte të cilat nuk janë përfshirë pasi që nuk gjenden në tregun tonë, por që mund t’i shihni në vegëzen më lart ku është lista origjinale në gjuhën angleze.

USHQIMET QË DOKTOR GUNDRY I REKOMANDON PËR T’I KONSUMUAR

Vajrat:
– Vaj ulliri
– Vaj kokosi
– Vaj i algave
– Vaj makadamia
– Vaj MCT
– Vaj avokado
– Vaj Perilla
– Vaj arrash
– Vaj susami
– Vaj të mëlçisë së merlucit
– Vaj i palmës të kuqe

Ëmbëltuesit:
– Stevia
– Pema monk
– Inulin
– Yacon
– Xylitol
– Eritritol
– Luo han guo

Produktet arrore dhe farat:
– 170 gramë makadamia, arra, fëstëkë, arra pishe
– Arra amerikane
– Kokos
– Gështenja
– Fara liri
– Fara susami
– Arra braziliane
– Fara kanabisi
– Psyllium
– 
Pluhur proteine kanabisi

Ullinjtë:
– Të gjithë

Çokollata e zezë:
– Me 72% përmbajtje të çokollatës së zezë ose më të madhe

Uthulla
– Të gjitha llojet e uthullës që nuk përmbajnë sheqer të shtuar

Bimët dhe erëzat
Të gjitha (përveç biberit të kuq me fara)
– Miso

Llojet e miellrave:
– Miell kokosi
– Bademi
– Lajthie
– Susam
– Banane të gjelbër
– Patate të ëmbël
– Fara rrushi
– Arrë tigri
– Kasava

Akulloret:
– Akullore kokosi
– Desert i ngrirë pa qumësht/bulmet me 1gr sheqer

Produktet e bulmetit:
– Qumësht me kazeinë A2B
–  30 gramë djathë ose 120 gramë jogurt në ditë
– Gjalpë franceze/italiane
– Tlynë
– Gjalpë dhie
– Djathë dhie
– Gjalpë italiane ose franceze (ushqyer me bari)
– Kefir dhie dhe deleje
– Djathë deleje
– Jogurt kokosi
– Djathëra francezë/italianë me sasi të lartë të yndyrës
– Djathë zviceran me sasi të lartë të yndyrës
– Mozzarella të buallit (nga qumështi i buallit)
– Krem organik të thartë
– Krem djathi organik (bulmeti me sasi të lartë të yndyrës nuk ka kazeinë)

Pijet alkoolike:
Shampanjë (0.17 litra në ditë)
– Verë të kuqe (0.17 litra në ditë)

Llojet e peshkut:
– Peshk i egër (30 deri në 120 gramë në ditë)
– Peshk të bardhë
– Levrek
– Salmon alaske
– Tuna të konservuar
– Shojzë alaske
– Peshk Hawaiian
– Karkalec
– Gaforre
– Karavidhe
– Skalop
– Kalamari/oktopod
– Guaca
– Sardele
– Midhje
– Ankovi

Pemët:
– Avokado ose të gjitha frutat manore në sezonë dhe me raste

Perimet:
– Brokoli
– Lakra Brukseli
– Lulelakër
– Bok Choy
– Lakër ‘Napa’
– Lakër kineze
– ‘Swiss chard
Arugula
– Watercres
– Keli
– Radik
– Lakër turshi “kimchi”
– Kaktus Nopali
– Celer
– Qepë
– Selino
– Presh
Chives
Çikore
– Karrota
– Lulet e karrotës
– Karçof
– Panxhar
– Rrepa
– Rrepë Daikon
– Karçof
– Karçof Jeruzalemi
– Bamje
– Asparagus
– Hudhra
– Zarzavate me gjethe
Romain
– Spinaq
Mesclun
Endive
Fennel
Escarole
Mizuna
Majdanoz
– Borzilok
– Mint
– Perilla
– Purslane
– Alga
– Alga deti
– Perime deti
– Kërpudha

Shpendë të rritura me kullosje
– Pulë
– Gjeldet
– Struc
– Vezë bio (4 të verdhë të vezës në ditë ose 1 të bardhë të vezës)
– Rosë
– Patë
– Thëllëzë
– Pëllumb

Mishrat (nga kafshët e ushqyera me bari):
– Bizon
– Dreri

Mishra me bazë bimore:
– Quorn
– Kërpudha tofu
– Qepa e Hilaryt
– Burger perimesh
– Tempeh (pa kokrra)

USHQIMET QË DOKTOR GUNDRY NUK I REKOMANDON PËR KONSUMIM

Ushqimet e rafinuara:
– Pastat
– Orizin
– Patatet
– Çipsat me patate
– Qumështin
– Bukën
– Tortillat
– Tortat
– Biskotat
– Drithin
– Sheqerin
– Agaven
– Splenda
– Pijet dietike
Maltodextrin

Arrat dhe farat:
– Kungullin
– Lulediellin
– Chia
– Kikirikun
– Shqemen

Pemët/Perimet
– Të gjitha pemët (përveç nëse janë sezonale)
– Bananet me njolla kafe në lëvore
– Kungullin
– Pjeprin
– Patëllxhanin
– Spec të kuq (përveç nëse është pa fara)
– Domatet (përveç nëse janë të qëruara dhe pa fara)
– Kastravecët (përveç nëse janë të qëruar dhe pa fara)
– Pjeshkat
– Fasulet e gjelbra
Chickpea
– Sojën
– Tofu-në
Edamame
– Proteinën e sojës

Produktet nga qumështi i lopës që nuk janë nga Evropa Jugore:
– Jogurtin që përmban kazeinë A1
– Jogurtin grek
– Jogurtin e ngrirë
– Djathin amerikan
Ricotta
– Kefirin
– Pluhurat e proteinës me kazeinë

Vajrat:
– Vajin e sojës
– Vajin e lulediellit
– Vajin me fara rrushi
– Vajin e misrit
– Vajin e kikirikut
– Kanola
– Vajin ‘safflower’
– Perimet pjesërisht të hidrogjenizuara ose kanolën

Drithërat e mbirë, pseudo-drithërat dhe barishtet:
– Drithërat e papërpunuar
– Gruri Einkorn
– Gruri Kamut
– Quinoa
– Tërshëra
– Thekra
– Orizin e kaftë
– Orizin e bardhë
– Misrin
– Produktet e misrit
– Miellin e misrit
– Shurupin e misrit
– Kokoshkat
– Barin e elbit. /Telegrafi/

Për të parë listën origjinale, klikoni KËTU

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori