LAJMI I FUNDIT:

Leksione në stilin moto nga Rosalia

Leksione në stilin moto nga Rosalia

Teksa në sfond dëgjohet hiti i saj viral “Bizcochito”, kujtojmë kombinimet stilistike të muzikantes spanjolle

Një ndër artistet më emocionuese dhe më të talentuara është Rosalia, një muzikante që tronditi skenën në vitin 2018 me një kombinim të veçantë të flamengos tradicionale dhe tingujve pop.


Në pranverën e këtij viti ka edituar albumin “Motomami” i cili ka arritur në majë të top-listave muzikore dhe kohë më parë e ka plotësuar albumin me nëntë këngë të reja, transmeton Telegrafi.

“Motomami” fitoi çmimin Grammy për latino-rokun më të mirë, urban ose alternativ, si dhe çmimin Latin Grammy për albumin e vitit.

Nga fillimi dhe deri tani, tingullin e vet e ka përhapur edhe më shumë me eksperimentimin e stileve të ndryshme dhe ka imponuar një standard të ri në skenën muzikore. Ndërsa tingulli i saj u zhvillua, Rosalia zhvilloi edhe stilin e modës.

View this post on Instagram

A post shared by LA ROSALÍA (@rosalia.vt)

Nga kombinimet më të shpeshta të kuqe, kombinimi i printeve dhe i ngjyrave, Rosalia gjatë vitit 2022 ka përqafuar stilin i cili i përshtatet emrit të albumit të saj – mu si edhe në skenë, në stilin dhe dukjen e rrugëve janë shënuar edhe moto-elementet – stili bajker që është një ndër kryesorët në sezonin e vjeshtës.

Rosalía është larguar pothuajse tërësisht nga elementet e stilit flamenco dhe shpesh mund ta shohim me copa lëkure – pantallona, mushama dhe pallto të gjata, dhe çizme të forta me thembra të trasha përbëjnë bazën e pamjes së saj. Mbizotërojnë ngjyrat neutrale, nga e zeza, bezha dhe e bardha, me nuanca të kuqes.

View this post on Instagram

A post shared by LA ROSALÍA (@rosalia.vt)

Givenchy, Acne Studios, Ottolinger janë disa nga markat që ajo vesh shpesh, si dhe Pepa Salazar, A Better Mistake, David Koma, Diesel…

Përveç stilit të saj, ajo dallohet për manikyrin e jashtëzakonisht të gjatë dhe ngjyrën e kuqe të buzëkuqit që ajo mban që nga fillimi i karrierës. Ne nxjerrim në pah dukjet që mund të shërbejnë si një dozë frymëzimi.

/Telegrafi/