Legjenda gjermane: Gotze ishte më i mirë te Dortmundi

“Më duhet të jem i sinqertë dhe të them se nuk më pëlqejnë aspak paraqitjet e Gotzes te Bayerni. Natyrisht, është e vërtetë se ai ka shënuar disa gola, por mua më duket se atij po i mungon gëzimi në fushë. Unë nuk i shoh më aksionet e tij individuale që të lënë pa frymë”, ka thënë fillimisht Kohler për Kicker.
“Për mua, ai ishte lojtar shumë më i mirë kur ishte te Dortmundi. Natyrisht se presioni te një klub i madh si Bayerni mund të ketë gisht në këtë”, ka shtuar gjermani. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































