Shqiptarja e famshme, Dua Lipa, ka nxitur reagime të shumta, në rrjetet sociale në ditët e fundit që nga mbështetja që i bëri fushatës që Apple t’i vendosë kufijtë e Kosovës në hartën e vet.

Derisa peticioni dhe kampanja që i kërkonin kompanisë së madhe amerikane mori mbështetjen e të gjithë yjeve shqiptare me famë botërore, Dua shkoi një hap më tej.


Gjatë fundjavës që kamë pas, ajo shpërndau flamurin ‘Autochthonous’, i cili ishte ngritur në Beograd gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë që pasoi me skena josportive në vitin 2015.

totti1 (Foto: Instagram)

Kjo fotografi e 24-vjeçares ka marrë më shumë se gjysmë milion pëlqime në Instagram, ndërsa njëri nga pëlqyesit është legjenda italiane e futbollit, Francesco Totti.

Pëlqimi nga kampioni i botës ka nxitur reagime të shumta nga përdoruesit serbë të rrjeteve sociale, si edhe nga opinioni në shtetin fqinj. /Telegrafi/

FrancescoTottiita Francesco Totti (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)