Legjenda e UFC dënohet me pesë vjet burg, shpëtoi mrekullisht pas akuzave të shumta

Ish-kampioni i peshave të rënda të UFC-së, Cain Velasquez, është dënuar me pesë vjet burg për një incident me të shtëna që ndodhi në vitin 2022.
Vendimi u mor nga gjyqtari Arthur Bocanegra i Gjykatës së Qarkut Santa Clara dhe Velasquez e pranoi vendimin pa u deklaruar fajtor ose i pafajshëm. Ky opsion ligjor i njohur si “pa kontest” i lejon atij të shmangë pranimin e fajit, por dënimi gjithsesi shqiptohet.
Ai u përball me një dënim të gjatë, por iu dhanë pesë vjet
Edhe pse teorikisht ai mund të kishte përfunduar pas hekurave deri në 40 vjet ose të lirohej plotësisht nga akuzat, gjykatësi vendosi se dënimi ishte pesë vjet. Zëvendës Prokurori i Qarkut, Aaron French, argumentoi për një dënim shumë më të ashpër, duke kërkuar nga 30 vjet deri në burgim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja e Velasquez luftoi për sanksionin më të butë të mundshëm.
Ish-kampioni i UFC-së u arrestua në mars 2022 pasi dyshohet se u përpoq të vriste një burrë që ai e akuzoi për abuzim seksual me fëmijën e tij. Sulmi ndodhi në një institucion për kujdesin e fëmijëve të drejtuar nga nëna e tij dhe i dyshuari tashmë kishte një histori krimesh të ngjashme.
Former UFC champion Cain Velasquez has been sentenced to 5 years in prison for attempted m*rder after firing a g*n at a man who allegedly molested his son over 100 times at a daycare pic.twitter.com/DSj8qTDi1F
— FearBuck (@FearedBuck) March 24, 2025
Plumbi goditi personin e gabuar
Megjithatë, Velasquez nuk arriti të godiste personin që synonte – në vend të kësaj, plumbi përfundoi në trupin e njerkut të të dyshuarit. Ai qëlloi nga makina e tij drejt një automjeti tjetër, ku ndodheshin tre persona, përfshirë edhe objektivin e tij.
Ndaj tij janë ngritur gjithsej dhjetë akuza, duke përfshirë vrasjen e mbetur në tentativë, të shtëna në një automjet, tre akuza për sulm me armë zjarri, tre të tjera për sulm me armë vdekjeprurëse, si dhe armëmbajtje pa leje me qëllim për të kryer një vepër penale.
Ai shmangu një dënim më të rëndë
Nëse dënohej për tentativë vrasjeje, Velasquez do të përballej me një dënim minimal prej 20 vitesh burg, deri në burgim të përjetshëm. Përveç kësaj, ai mund të ishte dënuar edhe për akuza të tjera.
Para se të fillonte gjyqi, ish-luftëtari pranoi se kishte bërë një gabim, duke thënë se nuk duhej ta kishte marrë ligjin në dorë apo ta zgjidhte situatën me dhunë. Ai po ashtu ka theksuar se është i gatshëm të pranojë aktgjykimin që nxjerr gjykata.
JUST IN: Former UFC fighter Cain Velásquez sentenced to 5 years in prison for hunting down & firing at a man who allegedly mol*sted his 4-year-old son at daycare.
In 2022, Velásquez got in a high-speed, 11-mile chase with accused pedo Harry Goularte Jr. after finding out about… pic.twitter.com/BW8mWcCoq5
— Collin Rugg (@CollinRugg) March 24, 2025
Publiku mbështet Velasquez
Shumë prisnin që ai të lirohej, veçanërisht pasi ai gëzonte mbështetje të madhe nga komuniteti i arteve marciale dhe publiku i gjerë. Kur u lejua të mbrohej në liri, shumë ndjekës besuan se ai përfundimisht do të shmangte një dënim me burg.
Megjithatë, gjykata vendosi ndryshe. Ai kishte vuajtur tashmë një pjesë të dënimit në paraburgim përpara se të lirohej me kusht për 1 milion dollarë, por tani do t’i duhet të kryejë pjesën tjetër pas hekurave.
Velasquez la një gjurmë të thellë në UFC gjatë karrierës së tij dhe shumë tifozë të sporteve luftarake ende besojnë se në kulmin e tij ai ishte një nga peshat e rënda më dominuese të të gjitha kohërave, veçanërisht në luftimet e tij me Junior dos Santos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Driblimet e pazakonta” shkaktuan kaos në derbin e titullit brazilian, lojtarët u përleshën në fushë

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Federata Spanjolle e Futbollit sqaron gjithçka rreth akuzave të Osasunas për fitore në tavolinë ndaj Barcelonës

Federata Spanjolle e Futbollit sqaron gjithçka rreth akuzave të Osasunas për fitore në tavolinë ndaj Barcelonës

Barcelona mund të humb me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Osasunas, vetëm një copë letër mund ta shpëtojë

Dani Alves shpallet i pafajshëm në akuzën për përdhunim

Diant Ramaj konfirmon interesimin nga Kosova, por vazhdon ta presë Gjermaninë

Real Madridi lodhet nga blofi i Vinicius Jr, është gati ta lejojë kalimin e tij në Arabinë Saudite

Shokohet Real Madridi: Agjenti i Alexander-Arnold fillon bisedimet me klubin e preferuar të anglezit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false