Mbrojtësi që ka luajtur për shumë vite te Manchester United, Phil Neville, ka bërë një formacion se si e mendon ai ish-skuadrën e tij në sezonin e ardhshëm.   

Lojtari që ka luajtur edhe si mesfushor ka postuar një foto në Instagram, se si duhet të renditet skuadra e Jose Mourinhos.


Neville beson që David de Gea do të largohet nga United dhe në vend të tij propozon portierin e Tottenham Hotspur, Hugo Lloris.

formacion 2 Lloris shihet nga Neville si portieri i ardhshëm i United

Krahun e djathtë ia beson mbrojtësit aktual, Antonio Valencias.

Në qendër parashikon një dyshe mes Eric Bailly dhe yllit të Real Madridit,  Raphael Varane. Në të majtë parashikon mbrojtësin e Monacos, Benjamin Mendy.

formacion 3 Mendy, mbrojtësi që po kërkohet nga shumë skuadra

Nuk ka vend për dyshen angleze Chris Smalling e Luke Shaw, që i sheh si rezervistë.

Në mesfushë Neville pëlqen të transferuarin nga Juventus, Paul Pogba, mesfushorin aktual Ander Herrera dhe pret blerjen e mesfushorin e Monacos, Tiemoue Bakayoko.

formacion 4 Me Pogban dhe Herreran parashihet Bakayoko

Sulmi me idetë e Neville nuk të jetë një bombë. Me Ibahimovicin e sheh përkrahë edhe Antoine Griezmannin dhe Gareth Balen.

formacion 5 Griezmann flitet se ka parakontratë me Unitedin

Nëse Manchester United e fiton këtë vit Ligën e Evropës, pa dyshim që sezonin e ardhshëm do të ishte një kockë e fortë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

formacioni 1

telegrafi sport app