Mbrojtësi i majtë spanjoll Marc Cucurella mbërriti në Chelsea nga Brighton për 65 milionë euro në gusht të vitit të kaluar.

Cucurella nuk ka arritur të imponohet si përforcim edhe pse u ble për kaq shumë para, ndaj më shumë mbahen mend gabimet e shumta që ka bërë sesa lojërat e mira.


Legjenda e Chelseat dhe ish-kampioni i botës dhe Evropës me Francën, Frank Leboeuf nuk mund ta besojë se ish-klubi i tij ka paguar kaq shumë para për një lojtar që ai thotë se nuk është i nivelit të Ligës Premier.

chelsea new signing marc cucurella image via chelsea website and fabrizio romano

"Shpresoj që Reece James dhe Ben Chilwell të shërohen dhe të fitojnë formë sa më shpejt të jetë e mundur sepse ne kemi nevojë për ta. Askush nuk dëshiron të shikojë më Cucurella”.

“Me respekt për të, sepse unë nuk e njoh atë, Cucurella nuk është një lojtar mjaft i mirë për Chelsean. Është shumë e thjeshtë. Është çmenduri që i kanë paguar 60-70 milionë. Të gjithë e shohin që ai nuk është lojtar i këtij niveli futbolli", ka thënë francezi.

Screenshot 4 18

Cucurella filloi në ekipet e të rinjve të Espanyol, por shumë shpejt ai ra në sy nga Barcelona dhe u bë pjesë e La Masias së famshme.

Por ai kurrë nuk pati një shans real, kështu që shkoi në Eibar dhe Getafe, nga ku shkoi në Brighton për 18 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app