LAJMI I FUNDIT:

Legjenda Barnes: Rashford do të ishte i përshtatshëm për Liverpoolin nëse largohet nga Man Utd

Legjenda Barnes: Rashford do të ishte i përshtatshëm për Liverpoolin nëse largohet nga Man Utd

Legjenda e Liverpoolit, John Barnes ka thënë se Marcus Rashford do të ishte “i përshtatshëm” për sulmin e Reds nëse ai vendos të bënte një kalim të ‘pamundur’ te rivalët e hidhur të Manchester Unitedit.

Sulmuesi 24-vjeçar anglez ka kontratë që i skadon pas pak më shumë se një viti dhe, megjithëse klubi ka mundësinë të zgjasë marrëveshjen e tij edhe për një sezon tjetër, spekulimet për lëvizjen e tij të ardhshme po rriten.

Rashford ka shënuar pesë gola këtë sezon pasi ka humbur dy muajt e parë pasi u rikuperua nga operacioni në shpatull dhe forma e tij ka qenë e luhatshme.


Ai është përdorur shpesh si zëvendësues nga menaxheri i përkohshëm Ralf Rangnick dhe filloi nga stoli tri ndeshjet e fundit të Unitedit në Ligën Premier.

Me të ardhmen e Rashford në Old Trafford duke u shfaqur gjithnjë e më e pasigurt, Barnes pranon se anglezi do të ishte një shtesë e mirëpritur në vijën e parë të sulmit të trajnerit Jurgen Klopp.

Megjithatë, ish-anësori i Tre Luanëve theksoi se nuk mund ta shohë transferimin duke ndodhur dhe vuri në dukje se Reds tashmë kanë shumë talent të mëdhenj në sulm.

“Nuk je më i madhi i të gjitha kohërave të Liverpoolit”, Salah paralajmërohet nga legjenda Barnes
Lexo po ashtu “Nuk je më i madhi i të gjitha kohërave të Liverpoolit”, Salah paralajmërohet nga legjenda Barnes

“Ka shumë lojtarë që do të ishin të përshtatshëm për Liverpoolin, por është thjesht spekulim i pastër”, ka thënë fillimisht Barnes për BonusCodeBets.

“Marcus Rashford do të përshtatej në Liverpool, por ai nuk do të vijë”, përfundoi legjenda e Reds. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori