Legia Varshava është kundërshtari përballë Dritës – luhet për grupe, 3 milionë euro dhe lavdi

Drita ka shënuar fitore ndaj Audas pas vazhdimeve me rezultat 3-1, duke kaluar në play-off të Ligës së Konferencës, ku përballë do të ketë gjiganti polak Legia Varshava, një rival i njohur për gjilanasit. Të besuarit e Zekirija Ramadanit zhvilluan ndeshje të madhe sonte, duke fituar ndaj Audas, për të prekur play-offin e Ligës së Konfernecës për herë të parë në histori. Kundërshtari i radhës është Legia e Varshavës, një kundërshtarë që Drita është përballur më parë ndaj tyre, pasi që u takuan në vitin 2020, ku polakët fituan 2-0, pasi në atë vit zhvillohej vetëm një ndeshje shkaku i Covid-19.

Legia është klubi më i madh polak pasi që deri më tani ka fituar 15 tituj kampioni, 20 Kupa të Polonisë dhe 5 Superkupa të Polonisë. Sipas transfermarkt, Legia vlen 27 milionë euro, ndërsa në play-off arriti pasi fitoi ndaj Brondbyt, që kishte eliminuar Llapin.


















































