Leganes ka befasuar Barcelonën në javën e gjashtë të La Ligas duke fituar me rezultat 2-1.

Golin e vetëm për katalunasit e shënoi Philippe Coutinho në minutën e 12-të, ndërsa pas pak minutash Lionel Messi kishte shans të mirë për gol.


Në minutën e 45-të vendasit kishin mundësi të mirë të barazonin rezultatin me anë të Oscar, por Marc-Andre ter Stegen bëri një pritje vendimtare.

Cotinho © (Foto nga Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Të motivuar nga kjo Nabil El Zhar (52') dhe Oscar (53') i dhanë epërsi vendasve me dy gola të shpejtë.

Në vazhdim katalunasit tentuan të shënojnë, por nuk ia arritën të tundin rrjetën e portës së Ivan Cuellar.

Coutinhoo © (Foto nga Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Aktualisht Barcelona vazhdon në vendin e parë me 13 pikë, kurse Leganes ngjitet në vendin e 13-të me katër pikë.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Athletic Bilbaos, kurse Leganes ndaj Real Betisit. /Telegrafi/

telegrafi sport app