Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, është një nga emrat më të ndjekur të muzikës hip-hop në rrjetet sociale.

Ai vazhdimisht ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.


Së fundmi, reperi i njohur ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa imazhe familjare të tij, ku në shumë prej tyre shihet nën shoqërinë e partneres, Sara Hoxha, dhe të vajzës së tyre Poem Blu.

Në mbishkrimin e postimit, Vula ka shkruar një fjali shumë domethënëse për të gjithë prindërit, duke theksuar se dashuria shpirtërore është gjithmonë ajo që mbahet mend, dhe jo ajo materialiste.

“Në fund, fëmijët nuk do të kujtojnë lodrat ose lojërat që ju i keni blerë, ata do të kujtojnë kohën që keni kaluar me të”, ka shkruar Ledri në Instagram.

ledrivula 234831088 420773212598936 6738228608266484047 n

35-vjeçari përndryshe ka qenë shumë aktiv gjatë kësaj vere me këngë e koncerte të shumta, deri në momentin që organizmi i tyre ishte i lejuar. /Telegrafi/

ledrivula 213214162 241016197833074 3571953446157747795 n