LAJMI I FUNDIT:

Le Mond: Perëndimi po përgatitet për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Le Mond: Perëndimi po përgatitet për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Perëndimi është duke u përgatitur që ta njohë pavarësinë e Kosovës, pohon gazeta prestigjioze franceze "Le Monde". BE-ja është duke bërë përpjekje që t’i bindë shqiptarët e Kosovës që mos t’i kapërcejnë etapat, shkruan ndër të tjera reporteri i kësaj gazete nga Prishtina, duke shtuar se - shqiptarët do të mund të tregonin durim - nëse do të merrnin premtimin e fortë për njohjen e pavarësisë së Kosovës në kufij ekzistues dhe premtimin se, afati shtesë, nuk do të shfrytëzohet për ripërtëritjen e bisedimeve të pafundme.

Sipas kësaj gazete, tri runde të mbetura të bisedimeve, që do të mbahen deri në dhjetor, do të shërbejnë që t’i tregohet Rusisë dhe vendeve të përmbajtura të BE-së, se janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për arritjen e kompromisit.

Informatën se vendet perëndimore janë duke u përgatitur që ta njohin pavarësinë e Kosovës e kanë transmetuar edhe mediat serbe, duke u thirrur në burimet diplomatike në Beograd.

Siç njofton agjencia Beta, në raport thuhet se tashmë është përgatitur skenari që parasheh tejkalimin e refuzimit të njohjes eventuale të pavarësisë së njëanshme të Kosovës nga disa shtete të BE-së – duke e unifikuar qëndrimin “në veprim”.


Ndërkaq ku unitet në veprim, sipas kësaj agjencie, është përkrahja për vendosjen e misionit të BE-së në Kosovë, pas 11 dhjetorit, kur Treshja e Grupit të Kontaktit të konstatojë dështimin e bisedimeve, ndërsa Këshilli i Sigurimit të deklarohet se nuk mund të miratojë rezolutën për implementimin e planit të Ahtisaarit, për shkak të vetos ruse.

Një burim diplomatik në Beograd, ka pohuar se, për dallim rreth njohjes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, në BE ekziston unitet kur bëhet fjalë për dërgimin e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas gazetës Mond, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, do t’i bëjë thirrje Bashkimit Evropian që ta marrë përsipër misionin e UNMIK-ut në Kosovë, ndërsa në fillim të janarit kjo gjë do të pranohet nga Këshilli i Ministrave i BE-së, me përkrahjen e “përmbajtur” të disa anëtarëve që kundërshtojnë pavarësinë e njëanshme të Kosovës – thekson kjo gazetë.

Në pjesën e dytë të janarit, sipas kësaj gazete, Kosova do ta shpallë pavarësinë – pasi që shumica e anëtarëve të BE-së të zotohet se do ta njohin atë pavarësi në një periudhë prej disa muajsh, siç parashihet me planin e Ahtisaarit.

Sidoqoftë, sipas gazetës Le Mond, ky plan ka disa të panjohura, siç është gara e partive politike të Kosovës (në zgjedhje) se cila kur do ta shpallë pavarësinë, si dhe ndarja e pjesës veriore të Kosovës, me mbështetjen e Beogradit dhe Moskës.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori