LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 12° cloudy

LDK vendos që ta votojë buxhetin në Gjilan: E duam qytetin më shumë se partinë

LDK vendos që ta votojë buxhetin në Gjilan: E duam qytetin më shumë se partinë

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur një konferencë për media të martën, ku ka shpalosur qëndrimet e partisë lidhur me buxhetin e vitit 2025.

Haziri theksoi se LDK po vepron përtej interesave partiake, duke u fokusuar tek mirëqenia e qytetarëve të Gjilanit, si dhe në mbështetjen e punëtorëve shëndetësorë dhe arsimtarëve.

Ai bëri të ditur se pjesëmarrja e Gjilanit në grantet qeveritare për vitin e ardhshëm arrin në 4.2 milionë euro.


“Gjilani është dhe do të mbetet qytet i demokracisë. Ata që mendojnë ndryshe, gabohen rëndë. Për ne, interesi i qytetit është mbi gjithçka tjetër dhe të enjten do të miratojmë buxhetin për qytetarët, punëtorët shëndetësorë dhe arsimtarët”, deklaroi Haziri.

Ndërkohë, Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite është miratimi i buxhetit për vitin 2025.

Seanca pritet të fillojë në ora 10:00./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
‘Fluturon, fluturon’ Bugatti - austriakut ia konfiskon policia veturën për ngasje të ‘egër’ në qendër të Vjenës

‘Fluturon, fluturon’ Bugatti - austriakut ia konfiskon policia veturën për ngasje të ‘egër’ në qendër të Vjenës

Fun
​Kremtohet Fitër Bajrami në Shqipëri, mijëra besimtarë falen në sheshin

​Kremtohet Fitër Bajrami në Shqipëri, mijëra besimtarë falen në sheshin "Skënderbej"

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Tërnava apelon për ndalimin e vrasjeve: Në islam është akt i ndaluar dhe gjynah i madh

Tërnava apelon për ndalimin e vrasjeve: Në islam është akt i ndaluar dhe gjynah i madh

Lajme
Ukrainasit zënë rob lufte pesë ushtarë rusë në Kursk

Ukrainasit zënë rob lufte pesë ushtarë rusë në Kursk

Evropa
A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Amerika
Kalo në kategori