LAJMI I FUNDIT:

LDK nis takimet me strukturat e degëve, shpreh  gatishmërinë për zgjedhje të reja

LDK nis takimet me strukturat e degëve, shpreh  gatishmërinë për zgjedhje të reja

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka filluar takimet me strukturat e degëve të LDK-së. Sot në një takim në Klinë ku të pranishëm ishin nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, sekretari i përgjithshëm Ismet Beqiri, kryetari i FRLDK-së, Fidan Rekaliu, deputetët  Mirjeta Kalludra dhe Armend Zemaj, është folur për gjendjen aktuale në vend.

Kryetari i degës së LDK-së në Klinë, Fadil Gashi ka thënë se kryesia e degës së LDK-së në Klinë, përkrahë qëndrimin e kryesisë së LDK-së dhe bashkë me anëtarët e degës do të mobilizohen dhe do t’i koordinojnë aktivitetet me organet e partisë për angazhim në të ardhmen.

Në anën tjetër Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së,  Ismet Beqiri duke folur për gjendjen aktuale në Kosovë  ka shprehur qëndrimin e LDK-së, në lidhje me dialogun, formimin e Forcave të Armatosura dhe për zgjedhjet e reja.


“Ai ka thënë se LDK beson se çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut, LDK e mbështet dialogun dhe se tashmë ka formuar grupin punues për Platformën e dialogut, i cili grup do të jep korniza të qarta se si të vazhdohet tutje me dialogun.

Beqiri ka shprehur gatishmërinë e LDK-së për zgjedhje të reja, në mënyrë që dialogu të udhëhiqet nga institucionet kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe institucione legjitime të zgjedhura me votë të qytetarëve të Kosovës në zgjedhje të parakohshme, pasi që këto institucione kanë humbur fuqinë politike dhe legjitimitetin qytetar. Poashtu se LDK-ja është kundër ndryshimit të kufijve me Serbinë, në çdo rast ku cenohet territori, integriteti dhe sovraniteti i vendit”, thuhet në komunikatën për media.

Ai poashtu ka shprehur qëndrimin se LDK-ja mbështet formimin e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me aleatët tonë të përhershëm SHBA-të dhe shtetet tjera evropiane, dhe në momentin që projektligji kalon në Kuvendin e Kosovës LDK-ja e voton.

Beqiri është shprehur se LDK është parti e vlerave, është parti e tre gjeneratave, koezistenca e tyre e bën LDK-në parti me vlera të veçanta; LDK nuk mund të mendohet pa gjeneratën e vjetër, themeluesit dhe bartësit e punëve me vite të tëra, nuk mund të mendohet LDK pa gjeneratën e mesme dhe të re; të fuqizoj rolin e merituar të grave, është parti e cila ka nxjerrë ide mes tre gjeneratash, por para së gjithash është parti e cila është themeluar dhe po ndërtohet bazuar në filozofinë politike shtetërore të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Të gjitha këto vlera e bëjnë LDK-në sot të jetë partia më e madhe, me grupin më të madh parlamentar dhe që në të gjitha sondazhet të dal e para sepse është vota e besimit të qytetarëve në vlerat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Anëtarët e kryesisë së LDK-së dëgjuan kërkesat e anëtarëve të kryesisë së degës së LDK-së në Klinë dhe ka shprehur gatishmërinë për mbështetje të degës, dhe gjithashtu ka kërkuar nga ta mobilizim të qytetarëve në aktivitete dhe gatishmërinë e tyre për zgjedhje.

Ky takim ishte shumë frytdhënës ku anëtarët tjerë biseduan gjatë dhe dhanë ide shumë të rëndësishme për aktivitetet në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori